Te rejat e fundit mbi Grupin EUROSIG
EUROSIG bëhet aksionar i UBA Bank me 21.02% të aksioneve dhe një vlerë investimi prej 2,723,000 US$
Kompania e sigurimeve Eurosig ka rritur më tej pjesën e saj në kapitalin aksionar të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA).
Gjatë fillim dhjetor,Eurosig finalizoi marrëveshjen e blerjes nga ortaku Dallah Albaraka Holding Company BSC i UBA bank të 2.15%
të aksioneve,për një shumë prej afërsisht 266 mijë dollarë amerikanë.
Shitja është bërë kundrejt një çmimi prej 21 USD për aksion,nga 24 USD që është vlera nominale e aksioneve të paguara të UBA.
Pas kësaj blerje,Eurosig zotëron 21.02% të kapitalit të UBA dhe është aksionari i dytë më i madh pas Bankës Islamike për Zhvillim,që
kontrollon 72.2% të kapitalit.
Pjesa e mbetur zotërohet nga Ithmaar Bank nga Bahreini dhe nga disa aksionarë të vegjël individualë,kryesisht nga Arabia Saudite.
Eurosig hyri në UBA në gusht të vitit 2019,duke blerë 9% të aksioneve nga Banka Islamike për Zhvillim (IsDB),për mbi një milionë dollar
amerikanë.
Në maj të këtij viti,Eurosig nënshkroi pjesën dërrmuese të rritjes së kapitalit të bankës,të kërkuar nga Banka e Shqipërisë,për rreth 984 mijë
dollarë të tjerë duke e çuar pjesëmarrjen në 15.32%.Në gusht të këtij viti,Eurosig bleu edhe 1.36% të aksioneve,të zotëruara nga kompania
malajziane Business Focus SDN,për rreth 169 mijë dollarë amerikanë.
Deri sot,Eurosig ka investuar mbi 2.7 milionë USD në UBA dhe qëllimi i kompanisë së aksionarit Kadri Morinaj është marrja gradualisht nën
kontroll e UBA.Banka Islamike për Zhvillim nuk ka ambicie të mëdha për t’u rritur në tregun shqiptar dhe ka zgjedhur t’ia lërë gradualisht
stafetën Eurosig.Eurosig ka qenë një nga subjektet shqiptare më të interesuara për të përtituar nga epoka e shitjeve me çmime të
leverdisshme në sektorin bankar. Në vitin 2018,
Eurosig solli ofertën më të lartë në garën e blerjes së bankës NBG Shqipëri, por më pas u tërhoq nga gara.
Eurosig hyri gjithashtu edhe në garën për blerjen e Tirana Bank, ku rezultoi fitues grupi Balfin.Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme,objektivi i biznesmenit
Kadri Morinaj për të hyrë në tregun bankar po realizohet tek UBA.Kur Eurosig do të arrijë qëllimin e vet,UBA bank do të bëhet e pesta bankë me
kapital shqiptar,pas Credins,Tirana Bank,ABI Bank dhe Union Bank.
Banka e Bashkuar e Shqipërisë është një bankë e themeluar qysh në vitin 1993 dhe vepron mbështetur në parimet e bankingut islamik.