Sigurime Inxhinierike - G

Sigurime Inxhinierike - G

Për Ju ndërtues dhe zbatues projektesh EUROSIG ofron lloje të ndryshme të sigurimeve inxhinierike, të cilat ju ofrojnë mbrojtje të plotë nga të gjitha rreziqet që mund të dëmtojnë projektin tuaj.

Sigurime nga të gjitha rreziqet në ndërtim (CAR) - G1
  • PERFITIMET E SIGURIMIT

Me kusht qe i Siguruari t’i kete paguar siguruesit primin e permendur ne Formular dhe te veproje sipas kushteve, perjashtimeve dhe klauzolave te permbajtura ne Police ose te shtuara ne te, Siguruesi  do te demshperbleje te Siguruarin ne menyren dhe masen e  parashikuar ne Formularin e Sigurimit.

Ky sigurim mundeson demshperblimin ndaj te siguruarit dhe/ose paleve te treta. si rrjedhoje e demtimeve te pesuara gjate punimeve te ndertimit dhe/ose montimit.

SEKSIONI I- DEMTIMET MATERIALE

Siguruesi dhe i Siguruari, bien dakort se, ne cdo kohe gjate periudhes se sigurimit, zerat ose cdo pjese tjeter e perfshire ne Formular do te pesoje dem ose humbje fizike te paparashikuar dhe te papritur nga shkaqe pervec atyre te perjashtuara shprehimisht, dem ose humbje qe bejne te domosdoshme riparimin ose zevendesimin. Siguruesi do te demshperbleje te Siguruarin per keto deme ose humbje duke paguar me para, duke riparuar ose zevendesuar (sipas zgjedhjes se vet) deri ne nje shume qe per cdo ngjarje nuk kalon kufirin e demshperblimit te zbatueshem dhe ne pergjithesi nuk kalon shumen e pergjithshme te shprehur ne Formular.

Siguruesi do t’i paguaje gjthashtu te Siguruarit shpenzimet per pastrimin e mbeturinave qe jane pasoje e cdo ngjarje me rrjedhoje lindjen e nje kerkese per demshperblim sipas kesaj Police, me kusht qe per kete rast te jete perfshire ne Formular nje shume e vecante.

SEKSIONI II – PERGJEGJESIA NDAJ PALEVE TE TRETA

Siguruesi duhet te demshperbleje te Siguruarin jo me shume se shumat e percaktuar ne Formular sipas shumave qe i Siguruari do te jete ligjerisht pergjegjes te paguaje si demtime qe rrjedhin nga:

a)         demtime trupore aksidentale ose semundje te paleve te treta (pavaresisht nese jane fatale apo);

b)         humbje apo demtime aksidentale te pasurise qe u perket paleve te treta; ndodhur ne lidhje te  drejteperdrejte me ndertimin ose montimin e artikujve te siguruar sipas Seksionit I dhe ne vendin ose ne afersi te tij gjate periudhes se sigurimit.

Ne lidhje me kerkesen per kompesimin ku zbatohet demshperblimi i percaktuar ketu, Siguruesi do te demshperbleje  gjithashtu te Siguruarin per:

a)         te gjitha shpenzimet e padise qe kerkuesi i merr te Siguruarit, dhe

b)         te gjitha shpenzimet per te cilat Siguruesi ka dhene miratimin e tij me shkrim.

Gjithmone, me kusht qe pergjegjesia e te Siguruarit sipas ketij seksioni nuk do te kaloje kufijte e demshperblimit e percaktuar ne Formular.

Aplikanti per sigurimin e Te gjitha Rreziqeve ne ndertim CAR, Mundet te kerkoje cdo njeren prej mbulimeve shtese sipas shtojcave te meposhtme te Munich Re:

•           Mbulimi per demet per shkak te Grevave, Trazirave  dhe Turbullirave Civile (SRCC)

•           Mbulimi per Pergjegjesine e Kryqezuar

•           Mbulimi i Mirembajties    

•           Mbulimi i Mirembajties se Zgjeruar

•           Mbulimi i Shpenzimeve Shtese per Punen jashte Orarit, Punen Naten , Punen ne ditet Zyrtare te Pushimit, Transportin e Shpejte.

•           Mbulimi per Shpenzimet Shtese per Transportin Ajror

•           Pasuria ne Magazinat jashte Sheshit te Ndertimit

•           Mbulimi per Testimin e Makinerive dhe Instalimeve

•           Mbulimi per Ndertesat Egzistuese dhe/ose Pasurine Rrethuese.

•           Transporti nga sheshi ne shesh  

•           Mbulimi per Rrezikun e Projektuesit

•           Mbulimi per Punet e Siguruara te Kontrates te Dorezuara  ose te Vene ne Sherbim 

•           Pasuria ekzistuese e Investitorit ose Pasuria qe eshte ne pronesi ose administrim, ruajtje apo marre me qira nga I Siguruari

•           Vibrimi, Zhvendosja ose Dobesimi i Mbajtesve

  • TE DREJTAT DHE DETYRIMET E TE SIGURUARIT

•           Respektimi dhe plotesimi domosdoshmerisht i kushteve te kesaj Police nga ana e te Siguruarit dhe vertetesia e deklaratave dhe e pergjigjeve qe i Siguruari ka dhene ne Pyetsorin dhe kerkesen e plotesuar prej tij, do te jete kusht paraprak per cdo pergjegjesi te Siguruesit.

•           I Siguruari, me shpenzimet e tij, do te marre te gjitha masat e nevojshme dhe do te veproje ne perputhje me te gjitha rekomandimet e duhura te Siguruesit per te parandaluar humbjen, demtimin ose pergjegjesine dhe per te zbatuar kerkesat ligjore dhe rekomandimet e prodhuesit.

•           Perfaqesuesit e siguruesit do te kene te drejten qe te inspektojne dhe te kontrollojne rrezikun ne cdo kohe qe do ta shohin te pershtateshme dhe i Siguruari do t’i jape perfaqesuesve te Siguruesit te gjitha detajet edhe informacionin e nevojshem per vleresimin e rrezikut.

•           I siguruari do te njoftoje Siguruesin menjehere me telegram dhe me shkrim, per cdo ndryshim te rrezikut dhe me shpenzimet e tij do te marre te gjitha masat qe kerkojne rrethanat, dhe fusha e mbulimit dhe /ose primi, ne se eshte e nevojshme, do te ndryshojne ne pershtatje me kushtet e reja. Asnje ndryshim nuk do te behet ose lejohet nga i Siguruari kurdohere qe rreziku rritet, pa konfirmimin me shkrim te Siguruesit per vazhdimesine e sigurimit. 

  • PROCEDURA E RIMBURSIMIT NE RAST DEMI

Ne rast te ndodhjes se nje ngjarje qe con ne nje kerkese per demshperblim sipas kesaj Police.

I Siguruari do te:

  • njoftoje menjehere EUROSIG (ne numrat zyrtar te kompanise ose ne emailin zyrtar [email protected]), duke percaktuar natyren dhe shtrirjen e humbjes ose demit:
  • marre te gjitha masat brenda mundesive te tij per te minimizuar zgjerimin e humbjes ose demit.
  • ruaje pjeset e prekura dhe ti  veje ato ne dispozicion per inspektim perfaqesuesit ose mbikqyrsit te Siguruesit.
  • jape te gjithe informacionin dhe deshmite dokumentare qe mund te kerkoje Siguruesi:
  • informoje autoritetet e policise ne rastin e humbjes ose demtimit qe rrjedh nga vjedhja.

Me dhenien e njoftimit Siguruesit sipas ketij kushti, i Siguruari mund te kryeje riparime  ose zevendesimin e demeve me permasa te vogla; ne te gjitha rastet e tjera , do t’i jepet mundesia nje perfaqesuesi te Siguruesit per te inspektuar humbjen ose demin me pare se te kryhet cdo riparim ose ndryshim. Ne se perfaqesuesi i Siguruesit nuk kryen inspektim brenda nje periudhe kohe qe mund te konsiderohet e mjaftueshme sipas rrethanave, atehere te Siguruarit i jepet e drejta te filloje riparimin ose zevendesimin.

Pergjegjesia e Siguruesit, sipas kesaj Police, per sa i perket cdo artikulli te demtuar do te pushoje ne se artikulli i permendur nuk riparohet duhesisht e pa vonese.

I Siguruari, me shpenzimet e Siguruesit, do te kryeje dhe do te bashkeveproje ne kryerjen dhe do te lejoje te kryhen te gjitha ato veprime qe mund te jene te nevojshme ose te kerkuara nga Siguruesi ne interes te cdo te drejte ose mjeti, ose perfitimi te demshperblimit te pjesshem ose te plote prej paleve (pervec atyre qe jane te siguruara sipas kesaj Police) tek te cilat Siguruesi ka ose do te kete te drejten per t’u paguar ose perfituar nga cdo humbje ose dem sipas kesaj Police, ne se keto veprime ose ceshtje jane ose behen te nevojshme ose kerkohen para ose pas demshperblimit te te Siguruarit nga Siguruesi.

Pas cdo ndodhje te nje ngjarjeje sigurimi, si i Siguruari ashtu dhe Siguruesi, ka te drejten te nderprese kontraten e sigurimit. Nderprerja mund te behet deri nje muaj pas perfundimit te bisedimeve per demshperblimin duke i derguar njoftimin me shkrim pales tjeter.

Nderprerja hyn ne fuqi nje muaj pasi te jete marre njoftimi nga pala tjeter.

Ne se kontrata e sigurimit nderpritet nga i Siguruari, Siguruesi ka te drejte te mbaje primin e sigurimit per periudhen vijuese. Ne se kontrata e sigurimit nderpritet nga Siguruesi,  zbatohet parimi i mesiperm per sa i perket pjeses se primit te sigurimit, qe i korrespondon demshperblimit te paguar dhe pjeses se primit qe I korespondon periudhes se sigurimit perpara nderprerjes se kontrates.

Sigurimi nga të gjitha rreziqet e montimit (EAR) - G2

Siguron punimet e montimit të makinerive dhe pajisjeve që në fillimin e tyre, deri në fazën e përfundimit të vënies së tyre në punë, duke përfshirë edhe përgjegjësinë ndaj palëve të treta për dëme materiale e shëndetësore që mund t'u shkaktohen atyre. Ky sigurim ofron të njëjtin mbulim si CAR, por për fazën e montimit të makinerive e pajisjeve në objektet industriale. Përgjegjësia e Siguruesit fillon menjëherë me fillimin e punës montuese, ose pas shkarkimit të artikujve të listuar në formular, në sheshin e montimit dhe do të vazhdojë deri në momentin e mbarimit të dorëzimit, ose deri në momentin e përfundimit të provës së punës, ose provës me ngarkesë të plotë.

Ky sigurim mbulon:

  1. Dëmet materiale që ndodhin në proçesin e montimit të makinerive, si dhe shpenzimet për pastrimin e mbeturinave që janë pasojë e çdo ngjarjeje sigurimi.
  2. Përgjegjësinë ndaj palëve të treta.

EUROSIG do t'i paguajë të Siguruarit jo më shumë se limitet e përcaktuara në formular. Këto limite ai është ligjërisht i detyruar t'ua paguajë palëve të treta. Gjithashtu, në rast pretendimi për kompensim, EUROSIG do t'i paguajë të Siguruarit të gjitha kostot e shpenzimeve të gjyqit që janë përballuar nga çdo pretendues i siguruar, si dhe të gjitha shpenzimet e tjera të kryera me miratimin me shkrim të EUROSIG, por brenda limitit të përgjegjësisë së përcaktuar në kontratë.

Sigurimi i Makinerive (MI) - G2

Siguron makineritë në njësitë industriale ndaj difekteve dhe dëmtimeve, që mund të pësojnë ato gjatë proçesit të punës, si dëme fizike të papritura e të paparashikuara nga shkaqe të tilla: Defektet në derdhje ose materiale, projektim i gabuar, gabimet në repart ose në montim, mjeshtëri profesionale e dobët, mungesë shkathtësie, pakujdesi, ndërprerje të ujit në sistemet ftohës ose në kazanet me avull, qark i shkurtër, stuhi, që bëjnë të domosdoshëm riparimin ose zëvendësimin e objektit të dëmtuar. Shuma e sigurimit duhet të jetë e barabartë me koston e zëvendësimit të makinerisë së siguruar me një makineri të re të të njëjtit lloj dhe kapacitet, që do të thotë koston e saj të zëvendësimit, duke përfshirë transportin, tatimet e taksat, si dhe koston e montimit.