Sigurimet Motorike - B

e-Albania

Kontrollo Sigurimin në e-Albania

Sigurimet Motorike - B

Siguroni automjetin dhe dita juaj do të jetë më e qetë dhe pa stres:

  • Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (TPL)
  • Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (Karton Jeshil)
  • Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (Kufitare)
  • Sigurimi Kasko
  • Sistemi i Gjurmimit të Mjeteve (GPS)

Mbrojeni si një të familjes...

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (TPL)

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (TPL) mbulon dëmet materiale dhe shëndetësore që mund t'u shkaktohen palëve të treta, si rezultat i përdorimit të automjeteve nga mbajtësit e mjeteve motorike. Nëpërmjet këtij sigurimi të detyrueshëm ata transferojnë rrezikun tek EUROSIG sh.a.

EUROSIG mbulon përgjegjësinë e kontraktuesit për dëmet materiale dhe shëndetësore që u shkakton palëve të treta, por edhe për dëmet shëndetësore që pësojnë pasagjerët në mjetin shkaktar të dëmit. Pagesa për këto dëme do të bëhet në përputhje me Ligjin nr. 10076, datë 12.02.2009, "Për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit". Kategoria e mjeteve tashmë nuk përzgjidhet nga vetë agjenti, por në momentin e vendosjen së targës së mjetit sistemi gjeneron vetë kategorinë e mjetit, të dhënat teknike të mjetit, si dhe gjeneralitetet e pronësisë. Polica TPL përbëhet nga tre kopje: Kopja e parë, e cila është kopja origjinale e Sigurimit, i jepet klientit; kopja e dytë i jepet klientit vetëm në rastet kur kërkohet, pasi kjo kopje shërben dhe si faturë tatimore e lejuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; ndërsa kopja e tretë administrohet nga kompania EUROSIG sh.a.

Kujdes! Kjo policë hyn në fuqi në datën e lëshimit, në orën 24:00.

 

 

 

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (Karton Jeshil) - B3

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (Karton Jeshil) mbulon dëmet materiale dhe shëndetësore që mund t'u shkaktohen palëve të treta, si rezultat i përdorimit të automjeteve me targa shqiptare jashtë territorit të Shqipërisë nga mbajtësit e mjeteve motorike. Nëpërmjet këtij sigurimi të detyrueshëm ata transferojnë rrezikun tek EUROSIG sh.a. Ne mbulojmë përgjegjësinë e kontraktuesit për dëmet materiale dhe shëndetësore që u shkakton palëve të treat, por edhe për dëmet shëndetësore që pësojnë pasagjerët në mjetin shkaktar të dëmit. Pagesa për këto dëme do të bëhet në përputhje me Ligjin nr. 10076, datë 12.02.2009, "Për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit". Kategoria e mjeteve përcaktohet në bazë të të dhënave të mjetit në lejen e qarkullimit.

Polica Karton Jeshil përbëhet nga dy kopje: Kopja e parë, e cila i jepet klientit është kopja origjinale e Sigurimit e ndarë në dy pjesë, ku pjesa e poshtme i jepet palës së dëmtuar në rast aksidenti, ndërsa kopja e dytë është kopja e cila administrohet nga kompania EUROSIG sh.a dhe mbi të duhet të firmosë klienti.

Kujdes! Kjo policë hyn në fuqi menjëherë, që në momentin e lëshimit. Në momentin e lëshimit të policës Karton Jeshil, mjeti që do sigurohet duhet të jetë fizikisht pranë zyrave të kompanisë EUROSIG sh.a dhe të verifikohet nga agjenti ynë. Në asnjë rast nuk duhet të lëshohet polica Karton Jeshil, kur mjeti ndodhet jashtë territorit të Shqipërisë.

 

 

 

 

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (Kufitare) - B4

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (Kufitare) mbulon dëmet materiale dhe shëndetësore që mund t'u shkaktohen palëve të treta, si rezultat i përdorimit të automjeteve me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë nga mbajtësit e mjeteve motorike, të cilët nuk disponojnë Karton Jeshil që mbulon zonën e Shqipërisë nga vendi i origjinës së tyre. Nëpërmjet këtij sigurimi të detyrueshëm ata transferojnë rrezikun tek EUROSIG sh.a.

EUROSIG mbulon përgjegjësinë e kontraktuesit për dëmet materiale dhe shëndetësore që u shkakton palëve të treta, por edhe për dëmet shëndetësore që pësojnë pasagjerët në mjetin shkaktar të dëmit. Pagesa për këto dëme do të bëhet në përputhje me Ligjin nr. 10076, datë 12.02.2009, "Për Sigurimin e Detyrueshem në Sektorin e Transportit". Kategoria e mjeteve bëhet në bazë të të dhënave të mjetit në lejen e qarkullimit. Polica Kufitare përbëhet nga tre kopje: Kopja e parë, e cila është kopja origjinale e Sigurimit i jepet klientit; kopja e dytë i jepet klientit në rastet kur kërkohet, pasi kjo kopje shërben edhe si faturë tatimore e lejuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; ndërsa kopja e tretë administrohet nga kompania EUROSIG Sh.a.

Kujdes! Kjo policë hyn në fuqi që në momentin e lëshimit.

 

 

 

Sigurimi Kasko - B1

Është sigurimi i vetë automjetit tuaj, i cili mbulon dëmet që mund t’i shkaktohen automjetit nga rreziqe të ndryshme, përveç dëmtimeve në rast të përfshirjes në një aksident.

  • MBULIMET E OFRUARA:

Sigurimi KASKO mund të ofrojë deri në 11 mbulime, të cilat janë të grupuara në 3 opsione të sigurimit KASKO, duke ofruar paketa me prime konkurruese, si me poshtë:

  • Paketa 1 - Mbulimet Bazë:
  1. Dëmtimet Aksidentale
  2. Thyerja e Xhamave
  3. Zjarr, Rrufe, Eksplozion
  4. Katastrofa Natyrore

Përcaktimet për rreziqet e përfshira si vijon:

DEMTIMI AKSIDENTAL NË LËVIZJE (përplasja, përmbysja)

Siguruesi do të paguajë të gjitha dëmet që i shkaktohen mjetit motorik nga:

  1. Përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm
  2. Permbysja e mjetit motorik

Kini kujdes sepse nën këtë rrezik nuk mbulohen!

  1. Dëmet në mjetin motorik të siguruar, si rezultat i konsumit normal, defekteve apo avarive të brendshme elektrike apo mekanike të mjetit që është neglizhuar në riparimin e tyre.
  2. Dëmet e shkaktuara në mjetin motorik të siguruar nga persona të paidentifikuar dhe shkaqe të paidentifikuara nga i siguruari dhe/ose organet shtetërore përkatëse.

THYERJA E XHAMAVE

Thyerja e xhamave të përparme, të pasëm, anësor, si dhe xhamave të fenerëve të shkaktuar nga goditja e një objekti të lëvizshëm.

Kini kujdes sepse nën këtë rrezik nuk mbulohen!

  1. Dëmet e shkaktuara në mbulesat ose perdet mbrojtëse nga dielli.
  2. Dëmet në çdo xham tjetër që nuk përfshihet në konstruksionin e mjetit.

ZJARRI DHE EKSPLOZIONI NGA RRUFEJA

Siguruesi do të paguajë të gjitha dëmet e mjetit tuaj nga:

  1. Zjarri që vjen nga faktorë të jashtëm dhe përfshin mjetin e siguruar.
  2. Eksplozioni nga rrufeja mbi mjetin motorik.

Kini kujdes sepse nën këtë rrezik nuk mbulohen!

  1. Dëmet e shkaktuara nga zjarri apo eksplozioni që vijnë nga shkaqe të brendshme të mjetit motorik (hark elektrik, nxehje e ferrotave, rrjedhje e karburantit).
  2. Dëmet e shkaktuara nga zjarri apo eksplozioni ku shkak ka qenë pirja e duhanit në mjetin motorik.
  3. Dëmet kur aksidenti nuk është njoftuar në polici dhe repartin zjarrfikës.
  4. Dëmet e shkaktuara në mjetin motorik të siguruar nga persona të paidentifikuar.

KATASTROFA NATYRORE

Siguruesi do të paguajë të gjitha dëmet e mjetit tuaj shkaktuar nga:

Stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja, vërshimi kur katastrofa natyrore është e njohur dhe e deklaruar si e tillë nga autoritetet përkatëse shtetërore.

Siguruesi do të paguajë gjithashtu dhe dëmet e shkaktuara në mjetin motorik të siguruar nga rënia e objekteve të ndryshme, që ndodhin si pasojë e katastrofave natyrore.

Siguruesi do të paguajë dëmet në mjetin motorik të siguruar, shkaktuar nga përmbytja e garazhit, si dhe i çarjes së tubacioneve të ujrave edhe në rast se nuk ka ndodhur katastrofe natyrore.

Kini kujdes sepse nën këtë rrezik nuk mbulohen!

  1. Dëmet nga tërmeti dhe rrëshqitja e tokës.
  2. Dëmet e shkaktuara gjatë kalimit të lumejve, përrejve, futjes në pellgje të medha uji (me thellësi më shumë se 20 cm).
  • Paketa B – Të gjitha rreziqet e paketës A, si dhe Mbulimet Shtesë si vijon:
  1. Vjedhje e Plotë;
  2. Dëmtim në Parkim;
  3. Sigurimi Jashtë Vendit.

Përcaktimet për rreziqet e përfshira si vijon:

Vjedhja Totale - Do të konsiderohet veprimi i përvetësimit në mënyre të fshehtë i mjetit motorik të siguruar (vjedhje totale) të vërtetuar nga organet kompetente shtetërore (Prokuroria). 

Tentativa për vjedhje totale të mjetit: Do të konsiderohet çdo veprim që ka synuar vjedhjen e mjetit motorik të siguruar, por që nuk ka arritur të kryhet duke shkaktuar dëme ndaj mjetit motorik. Këtu mbulohen vetëm dëmet që i janë shkaktuar mjetit motorik si pasojë e tentativës për vjedhje të vërtetuar nga organet përkatëse shtetërore (Prokuroria). 

Kini kujdes sepse nën këtë rrezik nuk mbulohen!

  1. Dëmet nga vjedhja nëse ato janë kryer nga i Siguruari ose përdoruesit, nga punonjësit e shërbimit, ruajtjes apo mbikëqyrjes të vendit të punës apo parkimit;
  2. Dëmet nga vjedhja ose tentativë vjedhje kur nuk janë mbyllur mirë dyert, tavani i lëvizshëm, xhamat ose çelësat e mbylljes janë lënë brenda mjetit mbi ose përreth tij, kur mjeti është parkuar jashtë vendit të deklaruar. Në rastin e ndodhjes së kësaj ngjarje sigurimi, i Siguruari është i detyruar t’i dorëzojë Siguruesit të gjitha kopjet e çelësave. Gjithashtu i Siguruari duhet të deklarojë çdo humbje të çelësit të makinës tek Siguruesi, në rast të kundërt Siguruesi nuk mban përgjegjësi për rastin e sigurimit;
  3. Dëmet nga vjedhja e pjesshme me shkaqe të pashpjegueshme pa shenja e gjurmë të dukshme që vërtetojne se ka ndodhur vjedhja; 
  4. Vjedhja e pajisjeve si: autoradio, telefon, kroskot, parakolp, airbag, sensor parkimi, televizor , sisteme navigatori, antena, autoparlante, tasa të gomave, goma, disqe të gomave, targat e mjetit motorik, pasqyra të mjetit motorik, si dhe pjesë apo aksesorë të cilat nuk janë përmendur në kushtet e përgjithshme, përveç kur kemi vjedhje totale të mjetit motorik të siguruar.

DËMTIMI NË PARKIM (pa zbulim autori)

Dëmtimi në Parkim – mbulon në sigurim dëmet që vijnë si rezultat i dëmtimit të mjetit motorik, vetëm në rastet kur ai ndodhet i parkuar në një vend te caktuar dhe nuk mund te identifikohet shkaktari i aksidentit. Siguruesi do te demshperbleje per kerkesa per demshperblim per demtimet ne parkim deri ne nje vlere prej 50,000 Leke, edhe ne rastet kur nuk eshte e mundur paraqitja e raportit te policise nga I Siguruari.

SIGURIMI I MJETIT MOTORRIK PER JASHTE TERITORIT TE SHQIPERISE

Sigurimi i mjetit motorrik per “Jashte territorit te Republikes se Shqiperise” perfshihen mbulimet dhe perjashtimet sipas pikave 4.1, 4.2, 4.3, 4.4, 4.5 (referojuni kushteve te pergjithshme te polices) per mbulimin ne sigurim brenda territorit te Republikes se Shqiperise sipas rreziqeve te siguruara brenda vendit  nga i Siguruari.

Kerkohet detyrimisht qe ngjarja e sigurimit te vertetohet me dokumentin e organeve te policise apo prokurorise, te vendit ku ka ndodhur ngjarja.

  • Mbulimet Ekstra:
  1. Vjedhje e Pjesshme,
  2. Demtime nga Akte Keqdashese,
  3. Automjet ne Dispozicion,
  4. Transport me Karroatrec

Percaktimet per rreziqet e perfshira si vijon:

Vjedhja e pjesshme: Do te konsiderohet veprimi i pervetesimit ne menyre te fshehte, i pjeseve, aksesoreve te mjetit motorrik te siguruar (vjedhje e pjeseshme) te vertetuar nga organet kompetente shteterore (Prokuroria);

Tentativa per vjedhje te pjeseshme – Do te konsiderohet çdo veprim qe ka synuar vjedhjen e pjeseve te mjetit motorik te siguruar, por qe nuk ka arritur te kryhet duke shkaktuar deme ndaj pjeseve te mjetit motorrik. Ketu mbulohen vetem demet qe i jane shkaktuar pjeseve te mjetit motorrik si pasoje e tentatives per vjedhje te pjeseshme te vertetuar nga organet perkatese shteterore (Prokuroria);

Do demshperblehen nga ky mbulim ne sigurim:

  1. Demet nga vjedhja e pajisjeve, aksesore si: autoradio, kroskot, parakolp, airbag, sensor parkimi, televizor, sisteme navigatori, antenna, autoparlante, tasa te gomave, disqet e gomave, targat e mjetit motorrik, pasqyra te jashtme te mjetit motorrik dhe dyert ;
  2. Demet e pjeseve apo aksesoreve si pasoje e tentatives se vjedhjes se pjeseshme e mbetur ne tentative;

Kini kujdes se nen kete rrezik nuk mbulohen!

  1. Demet nga vjedhja nese ato jane kryer nga i Siguruari ose perdoruesit, nga punonjesit e sherbimit, ruajtjes apo mbikqyrjes te vendit te punes apo parkimit;
  2. Demet nga vjedhja e pjeseshme ose tentative vjedhje kur nuk jane mbyllur mire dyert, tavani i levizshem, xhamat ose celesat e mbylljes jane lene brenda mjetit mbi ose perreth tij, kur mjeti eshte parkuar jashte vendit te deklaruar. Ne rastin e ndodhjes se kesaj ngjarje sigurimi i Siguruari eshte i detyruar t’i dorezoje Siguruesit te gjitha kopjet e çelesave.  Gjithashtu i Siguruari duhet te deklaroje cdo humbje te çelesit te makines tek Siguruesi, ne rast te kundert Siguruesi nuk mban per gjegjesi per rastin e sigurimit;
  3. Vjedhja e pjeseshme e pjeseve apo aksesoreve te cilat nuk jane te permendura ne Nenin 4.6. pika 2(a) te kushteve te pergjithshme;  (referojuni ju lutem kushteve te pergjithshme)
  4. Vjedhja totale e mjetit motorrik te siguruar;
  5. Demet e pjeseve apo aksesoreve te automjetit te cilat jane vendosur vete nga i Siguruari dhe nuk jane pjese integrale te automjetit dhe pjese e katalogut te prodhimit;

DEMTIMI NGA AKTET KEQDASHESE

Sigurimi i mjetit motorrik nga rreziku i “Akteve Keqdashese” e cila vjen nga veprimet keqdashese mbi mjetin motorrik te siguruar, gjate qendrimit ose qarkullimit te tij. Akte Keqdashese do te konsiderohen demet e ndodhura ne mjetin motorrik nga veprime te kryera me vullnet te plote ne menyre te qellimshme apo keqdashese nga pale te treta pa miratimin, dijenin dhe/ose pelqimin e te siguruarit te shoqeruar me fotografi te mjetit te demtuar ne vendin e ngjarjes;

Do te demshperblehen nga ky mbulim: a) Demet e shkaktuara mjetit motorrik te siguruar nga akte qe synojne shkaterrimin e prones me zjarr apo eksploziv te qellimshem apo me mjete te tjera. 2. Nuk demshperblehen nga ky mbulim ne sigurim: a) Demet e shkaktuara mjetit motorrik te siguruar nga vete i siguruari apo persona te tjere te udhezuar apo urdheruar prej tij.

AUTOMJET NE DISPOZICION GJATE KOHES SE RIPARIMIT TE MJETIT MOTORRIK TE DEMTUAR.

Sigurimi per venien e automjetit motorrik ne dispozicion gjate kohes se riparimit te mjetit motorrik te siguruar, mbulon  rastin kur mjeti motorrik i siguruar demtohet, te siguruarit i vihet ne dispozicion nje mjet tjeter per aq kohe sa te riparohet mjeti i tij ne servisin e autorizuar nga siguruesi.

Mjeti motorik do t’i vihet ne dispozicion te siguruarit vetem pasi te jete vertetuar nga siguruesi se kemi te bejme me nje ngjarje sigurimi.

Mjeti motorik do te perdoret nga i siguruari deri ne diten kur mjeti motorrik i demtuar eshte kthyer ne gjendjen e meparshme (riparuar).

I Siguruari ka detyrimin te mirembaje mjetin motorrik te vene ne dispozicion nga siguruesi per sa kohe do ta perdore ate. Perdorimi i mjetit motorrik ne dispozicion do te behet vetem me autorizim me shkrim te Siguruesit

Per cdo dem te shkaktuar mjetit motorrik ne dispozicion nga perdoruesi, siguruesi gezon te drejten e rimbursimit nga ky i fundit te cdo shume te paguar per riparim.

TRANSPORT ME KARROATREC NE RAST AKSIDENTI

 Sigurimi me “Transport me Karroatrec”ku pervec mbulimit te rasteve te demtimit aksidental te mjetit motorrik, me kete sherbim do te mbulohet ne sigurim edhe kur mjeti motorrik i siguruar peson difekt gjate qarkullimit te tij

Siguruesi do te ofroje sigurimin e sherbimit te transportit me Karroatrec kur:

  1. Mjeti motorik i siguruar peson defekt teknik ne qarkullim e siper
  2. Mjeti motorrik gjate qarkullimit aksidentohet dhe si pasoje e kesaj ai nuk eshte ne gjendje pune per te levizur

Sherbimi me Karroatrec do te kryhet vetem me Karroatrecat qe Siguruesi ka ne pronesi apo ka nje marreveshje per ofrimin e sherbimit te tyre.Ne te kundert Siguruesi ka te drejte te mos paguaje sherbimin me Karrotreca te perzgjedhur nga vete i Siguruari. Ky mbulim perfshin marrjen mjetit me Karroatrec dhe dergimin e tij ne piken me te afert te servisit me te cilin Siguruesi ka nje marreveshje.

Kushte te vecanta

Kini kujdes! Percaktimet me poshte aplikohen si perjashtime nga te gjitha rreziqet e mbuluara nen sigurimin KASKO dhe Minikasko!

Siguruesi, nuk do te demshperbleje, humbjet apo demtimet qe peson mjeti motorrik, ne menyre te drejtperdrejte ose indirect, jane shkaktuar, rrjedhin ose jane renduar gjate ne ose nga:

  1. Demet e shkaktuara qellimisht nga personi i Siguruar ose nga persona te paidentifikuar (si gervishje, goditje, permbysje, zjarrvenie, eksplozion, thyerje xhamash).
  2. Siguruesi nuk do te jete pergjegjes per demet te cilat mbulohen nga polica e sigurimit te pergjegjesise ndaj paleve te treta.
  3. Demet qe shkaktohen nga perdorues te mjetit te siguruar, emrat e te cileve nuk jane shenuar ne kontraten e sigurimit ose ne listen bashkelidhur te pyetsorit (nenkupton jane te pasiguruar).
  4. Demet ne Parkim me vlere mbi 50,000 leke per te cilat nuk paraqitet raporti i Policise se Shtetit, per ngjarjen e ndodhur. Keto deme nuk paguhen mbi vleren e percaktuar ne nenin 4, pika d).
  5. Demet qe rezultojne nga çdo akt i luftes, veprimeve te armatosura pavaresisht ne se eshte deklaruar lufta ose jo, lufta civile, turbullira civile, revolucione, levizje separatiste, kryengritje popullore, rebelimit, revolta, grushte shteti, eksode, akteve terroriste, greves, sabotimit.
  6. Demet qe vijne si rezultat i shperthimit dhe rrezatimit berthamor, ndotjes radioactive, rrezatimeve jonizuese, ndotjeve kimike.
  7. Demet ne mjetin e siguruar, te bllokuar ose ne tentative bllokimi nga Organet e Shtetit
  8. Demet qe rezultojne nga konsumi normal, defekte apo avarite e bredshme elektrike apo mekanike gjate ndezjes ose levizjes se mjetit
  9. Prerja apo skopjimi i gomave, por jo demet qe pasojne
  10. Demet ne mjetin motorrik te siguruar ne operacione te tilla si: Sherbimi, Riparimi, Kontrolli, Larja, Parkimi, dorezimi ose shitja.
  11. Demet e shkaktuara nga perdoruesit te pa pajisjur me deshmine e aftesise per drejtimin e mjetit ose i ka kaluar afati i vlefshmerise se lejes se drejtimit dhe kur keta jane te shenuar ne policen e sigurimit apo familjare te te siguruarit.
  12. Demet e shkaktuara kur drejtuesi i mjetit ndodhet nen ndikimin e efekteve te alkoolit e te droges ose refuzon t’i nenshtrohet provave te ketij kontrolli.
  13. Demet e shkaktuara ne nje mjet nga transportimi i lendeve radioactive, eksplozive, gerryese, ndezese, jonizuese, etj.
  14. Demet ose humbjet e objekteve, sende personale, mallrave ose bagazheve qe ndodhen ne mjet ne momentin e rastit te sigurimit.
  15. Aktet keqdashese si rregull nuk do mbulohen nga kjo police sigurimi. Per qellimin e ketij sigurimi “Akt/e Keqdashese”do te konsiderohet  veprim/et keqdashese mbi mjetin motorrik te siguruar, gjate qendrimit ose qarkullimit te tij. Akte Keqdashese do te konsiderohen demet e ndodhura ne mjetin motorrik nga veprime te kryera me vullnet te plote ne menyre te qellimshme apo keqdashese nga pale te treta pa miratimin, dijenine dhe/ose pelqimin e te siguruarit te shoqeruar me fotografi te mjetit te demtuar ne vendin e ngjarjes; Ne rast se siguruesi do te marre persiper te mbuloje demtimet nga aktet keqdashese, mbulimi do te jete i percakatur ne formularin e polices se sigurimit.
  16. Siguruesi nuk do te mbuloje zmadhimin e humbjeve ose demeve per shkak te neglizhences te te Siguruarit ose mosmarrjes se masave parandaluese qe te mos thellohen ato.
  17. Ne cdo kerkese, padi ose procedure tjeter gjyqesore ku Siguruesi deklaron se, sipas parashikimeve te mesiperme, humbja apo demtimi nuk mbulohen ne sigurim, barra per te provuar qe kjo humbje,shkaterrim, demtim apo pergjegjesi mbulohet, do t’i takoje te Siguruarit

DETYRIME TE TE SIGURUARIT

  1. I Siguruari duhet te informoje me shkrim Siguruesin per te gjitha rrethanat e njohura prej tij dhe qe jane thelbesore per vleresimin e rrezikut.
  2. I Siguruari pas lidhjes se Kontrates se Sigurimit, duhet te njoftoje me shkrim çdo ndryshim ne mjetin motorrik qe sjell pasoje rritjen e rrezikut.

Siguruesi ka te drejte, nga çasti i shtimit te rrezikut, te ndryshoje masen e primit te sigurimit, te shumes se sigurimit, afatin e sigurimit, ose te zgjidhe Kontraten.

Mosnjoftimi nga i Siguruari, sjella si pasoje clirimin e Siguruesit nga detyrimi per pagesen e demshperblimit.

  1. I Siguruari duhet te marre hapa te arsyeshem per te mbrojtur nga demtimet apo humbjet mjetin motorrik, duke e mbajtur ne kushte te sigurta dhe eficiente.

NJOFTIMI I RASTIT TE SIGURIMIT DHE DEMSHPERBLIMI

1-Eshte kusht paresor per pergjegjesine e Siguruesit, qe per çdo ngjarje qe mund te jete shkak per kerkese per demshperblim, i Siguruari, brenda 48 oreve duhet:

a.Te njoftoje Siguruesin dhe Perfituesin duke specifikuar rrethanat e ngjarjes .

b.Ne rastin e ndodhjes se aksidentit, i Siguruari detyrohet menjehere te njoftoje sipas rastit te sigurimit, Policine Rrugore, te Rendit, Zjarrfikesat dhe te vere ne dispozicion te Siguruesit, vertetimin e autoriteteve te lartpermendura, lidhur me njoftimin e bere.

c.Te plotesoje formularin “Vertetim Miqesor i Ngjarjes, Njoftim i Rastit te Sigurimit” dhe t’ja paraqese ate Siguruesit, te shoqeruar me te gjitha te dhenat identifikuese perkatese te mjetit motorrik, te demtuar apo humbur, si dhe rrethanat perkatese te ndodhjes se ngjarjes se sigurimit.

d.Te shmange dhe minimizoje humbjet ose demtimet aq sa eshte e mundur.

2-Siguruesi gezon te drejten te clirohet nga detyrimet e tij per demshperblim nese:

a.I Siguruari, me qellim apo per neglizhence nuk zbaton teresisht apo pjeserisht detyrimet e tij.

b.I Siguruari, perpiqet te paraqese ne menyre te shtrember ose mashtruese faktet para Siguruesit te cilat kane rendesi per mundesine dhe/ose masen e demshperblimit.

3-Siguruesi ka te drejte te verifikoje rrethanat ne te cilat ka ndodhur Rasti i Sigurimit, si edhe te kryeje ekspertizen e demit apo te humbjeve ne mjetin motorrik te siguruar brenda 15 diteve nga dita e njoftimit te ngjarjes se sigurimit.Gjate kesaj periudhe, i Siguruari eshte i detyruar te mbaje mjetin motorrik te demtuar ne dispozicion te Siguruesit, pa e riparuar ate.

Siguruesi do te paguaje per demet ne mjetin motorrik te siguruar, deri ne limitin e pergjegjesise, duke zbritur pjesen e zbriteshme te percaktuar ne Kontraten e Sigurimit. Demet me vlere me te vogel se franshiza, nuk paguhen.

4-Ne rastin e vjedhjes totale, EUROSIG sh.a do te paguaje  deri ne 50% te vleres se demit, brenda nje periudhe  prej 90 ditesh, nga dita e marrjes  se njoftimit lidhur me ngjarjen e sigurimit dhe pjesen e mbetur te demshperblimit me perfundimin e proçedurave investiguese dhe proçedurave penale.

5-Siguruesi i njofton Perfituesit shumen e perllogaritur te demshperblimit. Nese nuk eshte dakord me vleren, mjeti dergohet per riparim ne serviset qe Eurosig ka kontrate. Pjesa e zbritshme paguhet nga i Siguruari.

6-Per gjithshka jo te parashikuar ne keto Kushte, do te aplikohen dispozitat perkatese te Kodit Civil.

7-Pjese perberese dhe te pandare te Kontrates se Sigurimit KASKO jane: Polica e Sigurimit, Kushtet e Pergjithshme ne teresi, Formulari i Kerkeses apo pyetesorit per marrje ne sigurim dhe çdo dokument tjeter qe i bashkelidhet

8 –Afati i trajtimit te demshperblimit do te jete 30 dite nga momenti i plotesimit te dokumentacionit te kerkuar nga Siguruesi.

9- Ne rastet kur I Siguruari mbetet i pakenaqur nga vlera e demshoerblimit te ofruar nga Siguruesi atehere ka te drejte te paraqese ankese tek  “Komisioni i Trajtimit te Ankesave” te Shoqerise “Eurosig SH.A”. Kerkesa mund te paraqitet ne forme te shkruar ne adresen zyrtare ose ne adresen e-mailit, info@eurosig.al. Siguruesi eshte i detyruar te rishqyrtoje kerkesen brenda 15 diteve nga marrja e ankeses.

10-Siguruesi do te paguaje vleren e demit, per rastet kur mbulohet nga kushtet e pergjithshme, brenda 30 diteve pas dorezimit te gjithe dokumenteve te nevojshme per trajtimin e demit, te cilat i ka kerkuar Siguruesi.

Sistemi i Gjurmimit të Mjeteve (GPS)

1. Çfarë është sistemi GPS?

Global Positioning System (GPS) është një sistem mbarëbotëror navigimi i formuar nga një konstelacion prej 24 satelitësh dhe stacioneve të tyre tokësore. Kjo krijon mundësinë e përcaktimit të vendndodhjes së automjetit në çfarëdo kohe, si dhe të shumë elementëve të tjerë që kërkohen për t'u informuar për një automjet.

2. Çdo kohë do të keni informacion për

  • Itinerarin e përshkruar nga mjeti;
  • Orët e qëndrimit ndezur apo fikur të mjetit;
  • Kilometrat e përshkruara për çdo ndezje-fikje të mjetit;
  • Rruga e përshkruar nga mjeti gjatë çdo intervali kohor;
  • Kohën e qëndrimit ndezur apo fikur;
  • Idle time (koha e qëndrimit ndezur të mjetit pa lëvizur për më shumë se 5 min);
  • Kilometrat e përshkruara gjatë një dite, jave, muaji apo për çdo interval që ju dëshironi;
  • Shpejtësitë e lëvizjes së tij;
  • Geofencing (zonat e lejuara për lëvizjen e mjeteve);
  • Mirëmbajtjen e mjetit (kur duhet të ndërrohen vaj, filtra, goma; kur mbaron siguracioni, kolaudimi; si dhe opsione të tjera sipas dëshirës suaj).

a) Njoftime me e-mail kur mjeti:

  • Lëviz me motor të fikur;
  • Kalon shpejtësinë e lejuar;
  • Del nga zona e mbulimit;
  • Përfshihet në një aksident;
  • Qëndron për një kohë të gjatë me motor ndezur pa lëvizur.

b) Përfitimi i klientit:

  • Reduktim i kostove të transportit;
  • Eliminim i lëvizjeve të tepërta dhe të panevojshme të mjeteve;
  • Siguri e automjetit/personelit tuaj;
  • Ju do të lajmëroheni në rast se mjeti del nga zona e lejuar (parkimi, magazina, etj), kur mjeti po lëviz me motor të fikur, kur mjeti përfshihet në një aksident, etj.;
  • Rritje e efiçencës së drejtuesve të mjetit dhe përformancës së tyre, duke ulur mundësinë për abuzime;
  • Reduktim i kostove të karburantit për Mjetet.

TARIFIMI: Në rast se pajiseni me sistemin GPS, atëherë EUROSIG ofron:

Opsioni 1

Kur Mjeti është i pajisur me KASKO +TPL në EUROSIG sh.a, EUROSIG ofron FALAS:

  • Montimin e pajisjes GPS;
  • Instalimin e programit të GPS;
  • Trajnimin e personelit për shërbimin GPS;
  • Pajisjen e GPS, e cila është në pronësi të Eurosig.

Tarifa e shërbimit mujor është nga 8 deri në 10 euro/muaj (TVSH e përfshirë).

Kohëzgjatja e kontratës do të jetë minimumi për 2 vjet.

Opsioni 2

Kur Mjeti nuk është i pajisur me KASKO+TPL në EUROSIG sh.a, ne ofrojmë FALAS:

  • Montimin e pajisjes GPS;
  • Instalimin e programit të GPS;
  • Trajnimin e personelit për shërbimin GPS.

Pajisja do të ofrohet për 100 euro dhe është në pronësi të Klientit.

Tarifa e shërbimit mujor është nga 8 deri në 10 euro/muaj (TVSH e përfshirë).

Kohëzgjatja e kontratës do të jetë minimumi për 1 vit.

Shënim: Kur klienti disponon më shumë se 5 mjete, atëherë kushtet që do t'i ofrohen do të jenë sipas Opsionit 1. **) Për klientët preferencial kushtet janë të diskutueshme sipas rastit.