INFORMACION MBI PROCEDUREN PER T’U NDJEKUR NE RAST ANKIMI
Informacioni në vijim lidhet me procedurën që duhet ndjekur për të paraqitur ankesë pranë shoqërisë “Eurosig” sha.
- Në rastin kur vlerësoni/gjykoni se është vepruar në mënyrë të gabuar apo të parregullt nga ana e shoqërisë “Eurosig” sha, në zbatim të ligjit nr. 52/2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, akteve nënligjore përkatëse dhe Rregullores së brendshme “Për procedurat dhe shqyrtimin e ankesave në shoqërinë Eurosig sha” datë 01.09.2023 mund të paraqisni ankesë në format e mëposhtme:
- Me shkrim, e depozituar në zyrën e protokollit të shoqërisë “Eurosig“ sha;
- Me postë në Drejtorinë qendrore me adresë Rr. “Papa Gjon Pali II, Nr. 5” Tiranë, Shqipëri;
- Drejtpërdrejtë në adresat e strukturave të Trajtimit të Dëmeve në rastin kur ankuesi ka të lidhur kontratë sigurimi apo në adresat e strukturave përgjegjëse në varësi të natyrës së dëmit;
- Në rrugë elektronike në adresën [email protected] ;
- Në shërbimin online të faqes zyrtare të “Eurosig” https://online.eurosig.al/info .
- Ankimi depozitohet pranë shoqërisë “Eurosig” sha, dhe duhet të përmbajë të dhëna si:
a) Emër/Mbiemër dhe kopje e mjetit të identifikimi të ankuesit;
b) Adresë banimi, numër kontakti dhe adresë email;
c) Struktura/ Drejtoria e “Eurosig” sha, ndaj të cilës paraqitet ankimi;
d) Arsyet e ankimit;
e) Çfarëdo dokument/ e dhënë tjetër që vlerësohet me rëndësi nga ankuesi.
- Ankuesi njoftohet (në të njëjtën formë si është depozitituar ankesa), brenda afatit të përgjithshëm 5 (pesë) ditë pune, në rastin se ankesa nuk plotëson kushtet/ kriteret e mësipërme dhe kur ankesa është e papranueshme.
Ankesa është e papranueshme kur:
- nuk është në kompetencë e shoqërisë;
- ankesa është anonime apo ka të bëjë me çështje që janë shqyrtuar më parë; ose,
- po shqyrtohen aktualisht nga organi i gjykatës/prokurorisë.
- Në rastin kur shoqëria “Eurosig” sha vijon me shqyrtimin e ankesës, ajo ka të drejtën:
- Të kërkojë informacion shtesë nga ankuesi, i cili duhet të depozitohet në shoqërinë “Eurosig” sha, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e marrjes dijeni nga ankuesi;
- Për qëllimin e sqarimit të rrethanave, të organizojë takim me ankuesin për të arritur një zgjidhje me mirëkuptim ndërmjet palëve.
Pas shqyrtimit të ankesës nga struktura përkatëse, shoqëria “Eurosig“ i jep një përgjigje të arsyetuar ankuesit brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve pune nga data e depozitimit të ankesës.
Ankesat e paraqitura në lidhje me pakënaqësinë e vlerësimit të kërkesës për dëmshpërblim apo refuzim, shqyrtohen nga Komiteti i Vlerësimit të Dëmeve pranë shoqërisë “Eurosig” sha, sipas procedurave të përcaktuara në Rregulloren e brendshme “Për trajtimine dëmeve sipas llojit të shigurimit“.
Ankuesi ka të drejtë t’i drejtohet Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare nëse nuk është dakord me trajtimin e ankesës së tij nga shoqëria.
- Shoqëria “Eurosig“ sha ruan konfidencialitetin dhe mbron të dhënat personale të ankuesit. Informacioni, dokumentacioni dhe komunikimi i shkëmbyer gjatë procedurës për shqyrtimin e ankesës së depozituar, përdoret nga vetëm për qëllimin për të cilat është dhënë/marrë informacioni dhe në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore për trajtimin e ankesës.
Shoqëria merr të gjitha masat e nevojshme dhe garanton administrimin, përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me gjithë legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.