Publikime

Publikime

 

Hyni tek AMF ( Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare )

 

Kapitali Aksionar i Regjistruar

 

GRUPI EUROSIG MERR KONTROLLIN DHE BËHET AKSIONAR I UBA BANK ME mbi 84%TË KUOTAVE AKSIONARE DHE VLERË INVESTIMI 18.45 miliard LEKË

Kompania e sigurimeve Eurosig tashmë zotëron pjesën më të madhe të aksioneve në Bankën e Bashkuar të Shqipërisë, me 84.79 % të kapitalit të saj.

Gjatë 6MI 2023 Eurosig kontribuoi me 5.33 miliard lekë në shtesën e kapitalit UBA si edhe gjatë muajit gusht 2023 me 2.1 miliard shtesë, duke i paraqitur “Investimet në aksione” në 56 miliard lekë nga 48.67 miliard siç paraqiteshin më 31.12.2022.

Deri në fundvitin 2022 Eurosig zotëronte mbi 66% të aksioneve të kapitalit bankar  të UBA.

Në korrik 2021 Eurosig pagoi për blerjen e aksione shtesë të Uba Bank, bazuar në marrëveshjen e blerje aksione nga aksionari IsDB (Banka Islamike për Zhvillim).

Pas kësaj blerje kapitali i Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA) zotërohej me mbi 51% nga aksionarë vendas.

Deri në fund të vitit 2020 Eurosig zotëronte 21.02% të kapitalit të  Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA) duke u bërë aksionari i dytë më i madh pas Bankës Islamike për Zhvillim,e cila kontrollonte 72.2% të kapitalit të bankës.

Pjesa e mbetur e aksioneve të kapitalit zotërohej nga Ithmaar Bank nga Bahreini dhe disa aksionarë të vegjël individual, kryesisht nga Arabia Saudite.

Eurosig hyri në UBA Bank në gusht të vitit 2019, duke blerë 9 % të aksioneve nga Banka Islamike për Zhvillim (IsDB),me çmimin e mbi 1 milion USD.

Në vijim Eurosig nënshkroi rritjen e kapitalit të bankës të kërkuar nga Banka e Shqipërisë për 984 mijë USD të tjerë,duke e rritur pjesëmarrjen e kuotave të kapitalit bankar në 15.32%. Më pas bleu edhe 1.36 % të aksioneve, të zotëruara nga kompania malajziane Business Focus SDN, për vlerën  e rreth 169 mijë USD.

Investimi i Eurosig në UBA Bank deri në fundvitin 2020 arriti në 2.7 milionë USD dhe qëllimi i Presidentit të Grupit Z. Kadri Morinaj ishte marrja gradualisht nën kontroll e UBA Bank. Banka Islamike për Zhvillim nuk ka ambicie të mëdha për t’u rritur në tregun shqiptar dhe ka zgjedhur t’ia lërë gradualisht stafetën, Eurosig.

Eurosig ka qenë një ndër subjektet më të interesuar për të përfituar nga epoka e shitjeve me çmime të favoritshme në sektorin bankar. Në 2018 Eurosig solli ofertën më të lartë në garën e blerjes së bankës NBG, por më pas u tërhoq nga gara. Objektivi i biznesmenit Kadri Morinaj për të hyrë në tregun bankar u realizua tek UBA Bank.Pas blerjes nga Eurosig,UBA Bank bëhet banka e pestë me kapital shqiptar.

Banka e Bashkuar e Shqipërisë është themeluar që në vitin 1993 dhe ushtron aktivitetin duke u bazuar në parimet e bankingut islamik.

 

INVESTIME NË AKSIONE TË INSTITUCIONEVE FINANCIARE PËR SIGURIME DHE BANK

 

INFORMACION MBI TAKSAT DHE TATIMET E ZBATUESHME

 

Aftësia Paguese apo Mjaftueshmëria e Kapitalit të Shoqërisë për 31.12.2022
është mbi 4 herë më e lartë se fondi i garancisë, i përcaktuar me ligj.

Raportet Vjetore të aktivitetit të biznesit nder vite.

Shkarkoni Raportet Vjetore dhe Financiare me poshte: