Për Ju bankierë EUROSIG ofron sigurime të veçanta për aktivitetin e Bankës, të cilat ofrojnë mbulim në sigurim për një gamë rreziqesh, të cilat mund të dëmtojnë aktivitetin e Bankës Tuaj.
Për Ju bankierë EUROSIG ofron sigurime të veçanta për aktivitetin e Bankës, të cilat ofrojnë mbulim në sigurim për një gamë rreziqesh, të cilat mund të dëmtojnë aktivitetin e Bankës Tuaj.
Sigurimi i parave në kasafortë (CIS), siguron mjetet monetare që ndodhen në sportel, arkë e vendet e depozitimit të tyre ndaj rreziqeve të vjedhjes dhe grabitjes. Me anë të këtij sigurimi mbulohen kartëmonedha në formën e valutave të ndryshme, përfshirë atë shqiptare, deri në limitin e përcaktuar në kontratë. EUROSIG do të dëmshpërblejë të Siguruarin për humbjen ose dëmtimin e pasurisë së siguruar si rrjedhojë e vjedhjes përmes hyrjes dhe/ose daljes me dhunë dhe/ose forcërisht nga ambjenti i siguruar.
Sigurimi i parave në udhëtim (CIT), siguron mjetet monetare gjatë transportit me korrier ose automjete ndaj rreziqeve të tilla, si vjedhja, grabitja, etj. Mund të sigurohen kartëmonedha në formën e valutave të ndryshme, përfshirë atë shqiptare deri në limitin e përcaktuar në kontratë.
Ky sigurim fillon në momentin që pasuria (paratë) ngarkohen në mjet dhe përfundon me dorëzimin e saj në destinacion. Transporti gjatë udhëtimit duhet të bëhet nën ruajtjen e punonjësve ose nën ruajtjen e shoqërisë transportuese apo siguruese.