Ky sigurim mbulon veprimtarinë e përgjithshme të bankave nga rreziqe fizike dhe financiare. Ai është i përbërë nga 6 ose më shumë seksione, si më poshtë:
Ky sigurim mbulon veprimtarinë e përgjithshme të bankave nga rreziqe fizike dhe financiare. Ai është i përbërë nga 6 ose më shumë seksione, si më poshtë:
Jobesueshmëria e punonjësve, që mbulon dëmet financiare që janë rrjedhojë e veprimeve jo të ndershme të punonjësve të Bankës.
Sigurimi i parave në kasafortë, i cili mbulon dëmet e pësuara si rrjedhojë e veprimeve të dhunshme nga forca të jashtme, si vjedhja, vjedhja me thyerje, grabitja, zhdukja misterioze dhe e pashpjegueshme, shkatërrimi, keqpërdorimi, gjatë kohës që kjo pasuri është ose supozohet të jetë në ambjentin e të Siguruarit ose të ndonjë Banke tjetër.
Para në udhëtim, që mbulon humbjen ose dëmtimin e pasurisë gjatë udhëtimit, kudoqoftë, nën ruajtjen e punonjësve ose nën ruajtjen e çdo Shoqërie Siguruese ose Transportuese, me qëllim transportimin në emër të të Siguruarit.
Çeqet e fallsifikuara.
Kartëmonedha të falsifikuara.
Dëmtimi i zyrave e përmbajtjeve, për shkak të dëmtimit të mobiljeve, pajisjeve (përjashtuar kompjuterët dhe pajisjet periferike), pajisjeve të kancelarisë, kasafortave, shkaktuar nga vjedhja me thyerje, grabitja, veprimi keqëdashës.