Mbulon demtimin ose humbjen e mallit qe do te transportohet, sipas menyres se transportimit dhe itinerarit qe do te ndjeke deri ne mberritjen ne destinacionin e percaktuar ne Formularin e sigurimit.
Format e mbulimit Sigurimi mbulon rreziqet ndaj te cilave mallrat jane te ekspozuara gjate udhetimit te siguruar, deri sa rreziqet specifike nuk jane perjashtuar shprehimisht. Format kryesore te mbulimit jane: Mbulimi i Rrezikut “C”, Mbulimi i Rrezikut “B”, Mbulimi i Rrezikut “A”
Mbulimi i Rrezikut C - Para 1982: “F.P.A.” Ky sigurim mbulon humbje, deme dhe shpenzime te objektit te siguruar te shkaktuara nga:
·Zjarri, ekplozioni
·Aksidente te mjeteve te transportit (perplasje, nxjerrje ne breg, fundosje, ngecje ne cektine, permbytje dalje nga shinat)
·Shkarkimi i mallit ne portin e fatkeqsise
·Sakrifica e avarise se pergjithshme
·Humbje ose demtim i mallit nga sakrifica e avarise se pergjithshme
·Shpenzimet per shpetimin e ngarkeses
Mbulimi i Rrezikut B - Para 1982: “W.A.” Ky sigurim perfshin te gjitha mbulimet e C dhe
·Termeti, Shperthimi Vullkanik, rrufeja
·Rrenia e ujit mbi bordin e anijes
·Demtime nga uji i detit ose i lumit,
·Humbje totale e pakove te vecanta gjate ngarkimit dhe shkarkimit
Mbulimi i Rrezikut A - Para 1982: “nga te gjitha rreziqet.” Nuk emertohen rreziqet po mbulohen: -Te gjitha rreziqet e hu
mbjeve ose demeve te shkaktuara nga cdo ngjarje e rastit, a paparashikuar, aksidentale dhe e papritur.
- TE DREJTAT DHE DETYRIMET E TE SIGURUARIT
Detyra e njohjes. I siguruar eshte i detyruar te paraqese vullnetarisht EUROSIG-ut te gjitha rrethanat e mundshme qe ndikojne ne vleresimin e rrezikut. Kur sigurimi eshte kontraktuar per llogari te nje pale te trete ose nga nje agjent i te siguruarit, te jepen rrethanat e njohura per te siguruarin ose agjentin.
Ndryshimet ne Kursin e Udhetimit te Siguruar. Kur mbas lidhjes se ketij sigurimi, ndryshohet drejtimi i udhetimit nga i siguruari perseri do te kete mbulese sigurimi me kusht qe ti jepet njoftimi i menjehershem siguruesit sipas primit dhe kushteve qe do te bihen dakort. Gjithashtu ne rast se per shkak te disa rrethanave pertej kontrollit te te siguruarit, kur kontrata e transportit perfundon ne nje port ose vend ndryshe nga destinacioni caktuar ose kur transportimi perfundon ne nje menyre te ndryshme perpara dorezimit te mallrave sic percaktohet ne Neni.12, atehere ky sigurim do te perfundoje po te mos i jepet njoftim i menjehershem siguruesit dhe te mos kerkohet vazhdimesia mbuleses. Ky sigurim do te mbetet ne fuqi duke iu nenshtruar nje primi shtese ne qofte se kjo kerkohet nga i siguruari.
- PROCEDURA E RIMBURSIMIT NE RAST DEMI
- Njoftimi i Humbjes ose Demit. I siguruari duhet te njoftoje EUROSIG (ne numrat zyrtar te kompanise ose ne emailin zyrtar [email protected] ) brenda 48-oreve nga casti qe ka marre dijeni per vertetimin e ngjarjes se sigurimit dhe te marre pa vonese te gjitha masat per rruajtjen ose shpetimin e mallrave dhe per minimizimin e humbjes ose demit.
- Ruajtja e te drejtes per Rekurs. I siguruari eshte i detyruar te ruaj te gjitha te drejtat per rekurs kundrejt personave te trete te cilet mund te jene pergjegjes per demin ose humbjen dhe pergjigjet per cdo veprim qe cenon te drejten e rekursit. Ne vecanti i siguruari duhet te marre keto masa:
- Demet e dukshme i njoftohen me shkrim transportuesit perpara marrjes ne dorezim te mallrave.
- Kur mendohet se ka deme te behen rezervimet e nevojshme brenda afateve ligjore ose te parashikuara ne kontrate.
- Kur ka mosmarrveshje per percaktimin e madhesise se demit, per vertetimin e tij thirret edhe transportuesi.
- Survejimi. Ne rast humbjesh ose demesh ne Shqiperi, EUROSIG-u me inspektoret e tij duhet te therritet menjhere per qellime syrvejimi. Ne qofte se humbja ose demi ndodh jashte Shqiperise, duhet te thirret menjhere survejori, adresa e te cilit eshte e shenuar ne policen e sigurimit. Ne rast se humbja ose demi nuk jane te dukshme nga ana jashtme, survejimi duhet te kerkohet brenda javes se dorezimit te mallrave te pritesi.
- Reklamimet. Reklamuesi duhet te justifikoje te drejten e tij te reklamoje me ane te polices ose certificates se sigurimit. Ai duhet per me teper te provoje qe ne drejtimin e udhetimit te siguruar, mallrat pesojne humbje ose dem per te cilen EUROSIG-u eshte pergjegjes. Gjithashtu ai do te paraqese deklaraten e reklamimit se bashku me te gjitha dokumentet e nevojshme si;
- Polica e sigurimit origjinale,
- Fatura origjinale e mallit,
- Flete ngarkesa origjinale;
- Raporti i survejimit origjinale;
- Raportin e ekspertit;
- Certifikaten e origjines;
- Proces-verbalet me transportuesin;
- Llogaritja e madhesise se demit;
- Proces-verbalin e rivleresimit kur behet rivleresimi I mallrave te demtuara qe mund te riperdoren,
- Si dhe dokumenta te tjera qe lidhen me kete problem.