Specialist analize dhe statistike

Specialist analize dhe statistike

POZICIONI VAKANT: Specialist analize dhe statistike

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Konsultimi, grumbullimi, sistemimi, administrimi, analizimi me kërkesë dhe iniciativë dhe shpërndarja e raporteve statistikore dhe produkteve analitike që bëjnë fjalë për veprimtaritë e linjave të biznesit dhe në tërësi të shoqërisë Eurosig.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Asiston shefin e Sektorit të Analizës dhe Statistikës për të gjitha çështjet që kanë lidhje me administrimin e informacionit dhe me procesin e analizës së informacionit për realizimin e objektivave strategjike dhe specifike sipas linjave të biznesit dhe në tërësi të Eurosig.
  • Kryen detyra administrative, punë teknike, përshirë planifikimin dhe kryerjen e veprimeve që lidhen me të gjitha aspektet e punës të Sektorit të Analizës dhe Statistikës.
  • Kryen studime në lidhje me zbatimin me korrektësi të rregullave të vendosura për analizën, si dhe propozon dhe zhvillon programe gjithëpërfshirëse që kanë si qëllim korrigjimin në mënyrë efikase të mangësive, përfshirë ndryshimin e formave për hedhjen e të dhënave në sistemet informatike, për metodologjinë për trajtimin e të dhënave/informacioneve, si dhe për vështrime analitike për probleme të veçanta.
  • Zbaton programe për zhvillimin e performancës së personelit të Sektorit të Analizës dhe Statistikës dhe identifikon nevojat për trajnim si dhe zbaton masa për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe të mjeteve të punës.
  • Siguron përgjegjësi për mbledhjen, përpunimin, analizimin e të dhënave/informacioneve, me qëllim hartimin e produkteve të analizës dhe shpërndarjen e tyre.
  • Realizon përgjegjësi për hartimin e produkteve të analizës, në formën e raporteve analitike, profileve të produktit, profileve të klientit, vlerësimeve taktike, vlerësimeve strategjike, vlerësimeve të riskut për linja të caktuara biznesi apo në tërësi, me synim parandalimin e ngjarjeve me ndikim negativ në realizimin e objektivave të Eurosig, si dhe shpërndarjen e tyre sipas procedurave standarde.
  • Realizon përdorimin e mjeteve analitike, metodologjive bashkëkohore si dhe teknikave analitike (analiza SWOT, analiza PESTEL, analizë e produktit, analizë e klientit, analizë e tregjeve të sigurimeve, analizë krahasuese dhe analizë e rezultateve) me synim hartimin sa më me eficencë të produkteve të analizës.
  • Analizon të dhëna/informacione bazuar mbi qëllime apo nevoja specifike, sipas linjave të biznesit dhe të shoqërisë në tërësi.
  • Harton raporte statistikore dhe analiza periodike për Këshillin Mbikëqyrës  dhe Menaxhimin e Lartë.
  • Kontribuon në përgatitjen e analizave periodike të shoqërisë.
  • Kordinon informacionin statistikor mes departamenteve, drejtorive, degëve, sektorëve dhe harton raportin me treguesit e përmbledhur.
  • Realizon raportime sipas kërkesave të AMF.
  • Krijoni databazën historike të të dhënave statistikore të shoqërisë Eurosig.
  • Jep kontribut në realizimin e Raporteve Vjetore të Shoqërisë.
  • Mban, azhornon dhe raporton realizimin e detyrave strategjike, programore, ekonomiko-financiare, planeve të punës etj., në mënyrë periodike për Menaxhimin e Lartë dhe Këshillin Mbikëqyrës.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Arsimi: I lartë, Ekonomik, Master Profesional/Shkencor.

Eksperiencë Pune: Jo më pak se tre vite punë në industrinë e sigurimeve ose sektorë të ngjashëm.

Aftësi për:

  • paketën Microsoft Office,
  • programe për analiza statistikore,
  • mjete dhe teknika analitike.

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgoni CV-në tuaj me e-mail ne adresën jsokoli@eurosig.al me subjektin "Aplikim per Specialist analize dhe statistike".

Afati i aplikimit: Deri më 10 tetor 2020.