“SPECIALISTE FINANCIARE” PRANË DREJTORISË SË FINANCËS, EUROSIG SH.A, DREJTORIA QENDRORE - TIRANË
Kompania e Sigurimeve “EUROSIG Sh.a” kërkon të punësojë pranë Drejtorisë së Financës, në Drejtorinë e Përgjithshme Tiranë, SPECIALISTE FINANCIARE
Kandidatët duhet të plotësojnë detyrimisht kriteret më poshtë:
• Të ketë përfunduar Fakultetin Ekonomik, prioritet ka dega financë-kontabilitet;
• Të ketë eksperiencë të bindshme pune direkte në strukturat financiare të një biznesi të madh për jo më pak se 5 vjet;
• Të ketë njohuri shumë të mira dhe të përdorë shumë mirë paketën Office, si edhe të përdorë e kuptojë shpejt çdo softëare financiar e më gjerë;
• Të jetë dinamike, e komunikueshme, e përgjegjshme dhe kërkuese ndaj vendit të punës dhe detyrave e objektivave që i ngarkohen;
• Të disponojë letër referenca të jo më pak se dy prej punëdhënësve të fundit, të cilat të përmbajnë qartë kontaktet e punëdhënësit;
• Të disponojë kualifikime e trajnime në fushën financiare, fiskale dhe atë tregtare;
• Të ketë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.
Të interesuarit të paraqesin CV me foto në email:
Prioritet do të kenë kandidatet e paraqitur të cilët kanë eksperiencë të bindshme pune dhe kualifikime në disiplinat financiare.
Ofrohen kushte shumë të mira pune dhe mundësi të shkëlqyera formimi profesional.