POZICION VAKANT PUNE PËR ASISTENTE E PRESIDENTIT TË KOMPANISË

POZICION VAKANT PUNE PËR ASISTENTE E PRESIDENTIT TË KOMPANISË

Kompania e Sigurimeve, EUROSIG sh.a, kërkon të punësojë pranë Drejtorisë Qendrore në Tiranë një punonjëse, e cila do të ushtrojë detyrën e Asistentes së Presidentit të kompanisë​.

 

Afati i Aplikimit është deri më 31 Janar 2019

 

Detyrat

Asistentja do të ndjekë aktivitetin e përditshëm të Presidentit të kompanisë ndaj dhe kërkohen:

• Përgatitja e shkresave dhe e komunikimeve;

• Përgjigje ndaj kërkesave të punës të Presidentit të kompanisë;

• Koordinimi i takimeve të ndryshme të Presidentit të kompanisë;

• Menaxhimi i komunikimeve në e-mail dhe në telefon;

• Menaxhimi i përditshëm i agjendës;

• Organizimi i takimeve, udhëtimeve dhe rezervimeve;

• Menaxhimi i nevojave të zyrës për blerjet e vogla;

• Aktivitetet e pritjes;

• Ndjek rregullat dhe procedurat e kompanisë;

• Çdo aktivitet që ka lidhje me mbarëvajtjen e punëve rutinë të zyrës dhe stafit.

 

Kualifikimet

•Të ketë mbaruar studimet e larta;

• Aplikanti duhet të jetë femër;

• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, bashkëpunuese dhe organizative;

• Njohuri shumë të mira të programeve të paketës Microsoft Office në përdorimin e tyre profesional;

• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e gjuhëve të tjera përbëjnë avantazh);

• Të jetë e përpiktë dhe korrekte;

• Avantazh përbëjnë eksperiencat në pozicione të njëjta ose të ngjashme.

 

Dokumentat e kërkuara:

CV e detajuar.

Letër interesi.

Letër reference nga jo më pak se dy prej punëdhënësve të fundit.

 

Të interesuarit të dërgojnë aplikimet në adresën e-mail: [email protected]

 

Për personat e përzgjedhur nëpërmjet CV do të ketë komunikim me email dhe më tej një intervistë pune në zyrat e shoqërisë në adresën: Rr. “Papa Gjon Pali II”, Vila Nr. 5, Tiranë-Shqipëri - P.O. Box Nr. 126.