Drejtor - Dega Tirana 1

Drejtor - Dega Tirana 1

Pozicioni: Drejtor - Dega Tirana 1

 

Shoqëria e Sigurimeve Eurosig Sha shpall pozicionin vakant për “Drejtor Dege” në Tiranë, i cili duhet të plotësojë kriteret si vijon:

 

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

1- Të ketë përfunduar arsimin e lartë  në degët “Juridik, Ekonomik apo Shkenca Shoqërore”.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e Nivelit të Parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlefshme me to, sipas Ligjit të arsimit në fuqi.
 

2- Të ketë eksperiencë pune në nivele drejtuese ose me përgjegjësi.

3- Eksperiencat në fushën e sigurimeve përbëjnë avantazh.

4- Të jetë i moshës mbi 40 vjeç.

5- Të ketë njohuri shumë të mira teorike e praktike në përdorimin e kompjuterit, paketës Microsoft Office dhe programeve të tjera.

6- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, bashkëpunuese dhe organizative.

7- Të dijë të ruajë konfidencialitetin dhe të ketë integritet dhe etikë të lartë profesionale.

8-Të disponojë jo më pak se dy referenca nga punëdhënësit e fundit

 

Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:

- Curriculum Vitae  (CV)

- Fotokopje të diplomës Universitare

- Dëshmi kualifikimi të ndryshme

 

Afati aplikimit është deri më 21 Shkurt 2022.

Dokumentat e mësipërme duhen dorëzuar pranë adresës së email:[email protected]