Sigurimi i Shëndetit - A

Sigurimi i Shëndetit - A

Eurosig kujdeset për jetën dhe shëndetin tuaj, duke ju ofruar disa lloj sigurimesh:

  • Sigurimi i Pasagjerëve në Transportin Publik
  • Sigurimi i Aksidenteve Personale
  • Sigurimi Vullnetar i Shëndetit
  • Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim
  • Sigurimi i Shëndetit për Rezidentët e Huaj në Shqipëri
  • Sigurimi i Nxënësve dhe Studentëve
  • Sigurimi ne grup i punonjesve te minierave nga aksidentet personale ne pune
  • Sigurimi i shendetit te studenteve qe studiojne jashte territorit te shqiperise (europe)

Siguroni shëndetin tuaj me Eurosig... për të tjerat mendojmë ne...

Sigurimi i Pasagjerëve në Transportin Publik
  1. Personi fizik ose juridik i liçensuar për kryerjen e veprimtarisë së transportit publik nga autoriteti përkatës shqiptar, me cilësinë e pronarit ose përdoruesit mbi mjetet e transportit me të cilat ushtron këtë veprimtari siguron pasagjerët nga aksidentet në transportin publik.
  2. Pasagjerë janë personat që udhëtojnë në mjetet e transportit publik, pavarësisht nëse janë pajisur me biletë udhëtimi ose jo. Konsiderohen të tillë edhe personat që ndodhen në territoret e stacioneve të mjeteve të transportit publik (të autobuzit, molit, aeroportit) ose pranë mjetit të transportit publik, me qëllim për të udhëtuar, ose që sapo kanë zbritur nga këto mjete, përveç personelit të punësuar në mjetin e transportit.
  3. Si aksident konsiderohen ngjarjet e papritura, të paparashikuara, të dhunshme dhe të verifikueshme që ndodhin përgjatë përdorimit të mjetit të transportit dhe rezultojnë në humbje të jetës ose paaftësi të përhershme të pasagjerit.
  4. EUROSIG sha, në zbatim të dispozitave të ligjit nr. 10076, datë 12. 02. 2009, "Për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit", kreu i II-të, akteve nënligjore në zbatim të tij, kushteve të përgjithshme të kësaj kontrate dhe përkundrejt pagimit të primit nga i siguruari, mbulon përgjegjësinë ligjore të tij për aksidentet e pësuara nga pasagjeri që rezultojnë me humbje të jetës ose paaftësi të përhershme të tij, përgjatë përdorimit të mjeteve të transportit publik.
  5. Periudha e sigurimit është një vit dhe kontrata e sigurimit për mbulimin e aksidenteve të pasagjerit lëshohet me afat 1-vjeçar.
  6. Sigurimi hyn në fuqi në orën 24:00 të ditës së përcaktuar në policën e sigurimit. Afati i vlefshmërisë mbaron në orën 24:00 të datës së shënuar në policë si afat i përfundimit të saj.
  7. Përgjegjësia maksimale e Siguruesit, përkundrejt çdo pasagjeri me ndodhjen e ngjarjes së sigurimit shënohet në policën e sigurimit. Shuma e siguruar është e barabartë me Përgjegjësinë maksimale të siguruesit.
Sigurimi i Aksidenteve Personale - A1

Kjo kontrate sigurimi garanton perfitime financiare ne rast fatkeqesie si pasoje e nje aksidenti, e pagueshme ne favor te te siguruarit ose perfituesit.

  • PERFITIMET E SIGURIMIT

Perfitimi ne rast te ndodhjes se aksidentit.

Polica ju mbulon financiarisht pasojat qe vijne nga aksidentet qe mund t’ju ndodhin gjate ushtrimit te aktivitetit te punes, brenda ambienteve te punes dhe gjate orarit zytar te punes.

Me termin “aksident” konsideron demtimin trupor te shkaktuar nga mjetet e rastit, te dhunshme, te dukshme, i cili pavaresisht dhe i pafavorizuar nga ndonje shkak tjeter, rezulton ne vdekjen apo paaftesine e te siguruarit.

  1. Perfitimi per vdekjen aksidentale - paguhet ne masen 100% te shumes se siguruar.
  2. Paaftesia e perhershme e plote ose e pjesshme, sipas tabeles se miratuar nga autoritetet mbikqyrese
  3. Shpenzimje mjekesore (Hospitalizim apo sherbime mjekesore ambulatore) si pasoje e ndodhjes se Aksidentit

Kujdes: Nuk jane objekt mbulimi shpenzimet mjekesore te cilat i Siguruari mund te perfitoje ne rastin e aksidenteve te mbuluara nga sigurimi i detyrueshem motorik ndaj paleve te treta –TPL, ndonje sigurimi tjeter te ngjashem, apo skemave te tjera qe mund te mbulojne shpenzime per trajtime te ndryshme mjekesore te detyrueshme.

  • TE DREJTAT DHE DETYRIMET E TE SIGURUARIT

Personi i Siguruar duhet te ushtroje kujdesin e duhur per te parandaluar aksidentet, demtimet ose semundjet.

Te gjitha certifikatat, informacionet dhe deshmite e kerkuara nga Eurosig sh.a. do te jepen me shpenzimet e personit te siguruar ose perfaqesuesve te tij ligjore.

Asnje person nuk ka te drejte te pranoje pergjegjesi ne emer te Siguruesit ose ta perfaqesoje apo marre persiper veprime te ngjashme qe e ngarkojne me detyrime, perveçse me miratimin me shkrim te Siguruesit. Siguruesi do te kete te drejten per ndjekjen, kontrollin dhe perfundimin e te gjithe procedurave qe lindin nga ose lidhen me kerkesat per demshperblimin ne emer te Personit te Siguruar.

Ne rast te deklarimeve te pasakta i siguruari perjashtohet nga te gjitha perfitimet e kesaj Police Sigurimi.

  • PROCEDURA E RIMBURSIMIT NE RAST DEMI

Nese ju jeni te siguruar me policen e sigurimit te Aksidenteve Personale ose Kolektive  prane kompanise Eurosig sh.a, ju lutem njoftoni Siguruesin dhe ndiqni proceduren e kerkeses per rimbursim:

  1. I siguruari duhet te njoftoje mjenjehere dhe jo me vone se 24 ore nga ngjarja e sigurimit (ne pamundesi per te bere lajmerimin  i siguruari atehere eshte i vlefshem dhe njoftimi qe behet nga te afermit e tij) ne ne numrat zyrtar te EUROSIG ose ne email-in zyrtar te kompanise.
  2. Lutem plotesoni formularin e kerkeses per rimbursim (shkarko formularin) ku duhet te specifikoni te gjitha te dhenat qe kerkohen ne pyetesor. Ne rast te deklarimeve te pasakta i siguruari perjashtohet nga te gjitha perfitimet e kesaj Police Sigurimi
  3. Te gjithe dokumentacionet mjekesore dhe financiare, dorezojeni prane Departamentit te Demeve Motorrike.
Sigurimi Vullnetar i Shëndetit - A2

EUROSIG sh.a ju ofron Sigurimin e Shëndetit Vullnetar me limite maksimale mbulimi, sipas grafikut të mbulimeve të zgjedhura nga vetë Ju, duke ofruar shërbime mjekësore në klinikat dhe institucionet private më të njohura në Shqipëri dhe vende të tjera, sipas skemave të personalizuara, të hartuara në bazë të kërkesave të të Siguruarve.

  • PERFITIMET E SIGURIMIT

EUROSIG sh.a ju ofron Sigurimin e Shendetit Vullnetar, sipas grafikut te mbulimeve te zgjedhura nga vete Ju dhe pjese e kontrates se nenshkruar, duke ofruar sherbime mjekesore ne klinikat dhe institucionet private me te njohura ne Shqiperi dhe vende te tjera, sipas skemave te personalizuara, te hartuara ne baze te kerkesave te te Siguruarit.

Mbulimet qe perfitohen nga ky sigurim shendeti perfshijne mbulimin ne rast hospitalizimi deri ne masen 100%.

  • Disa nga sherbimet qe mbulohen nga ky lloj sigurimi perfshijne:
  • Shpenzimet per mjekun e pergjithshem dhe per mjekun specialist;
  • Kontrollet diagnostikuese me rreze x, skaner ct, skaner mri apo pet;
  • Medikamente me recete te mjekut specialist;
  • Kujdesin intensive
  • Emergjencat me shtrim ne spital
  • Sherbimin e ambulances

Te gjitha keto sherbime jane te mbuluara deri ne limitin maksimal vjetor te percaktuar ne grafikun e perfitimeve te rene dakord midis EUROSIG sh.a dhe perfituesit te Sigurimit ne momentin e marrjes ne sigurim.

Mbulimet qe perfitohen nga ky sigurim shendeti perfshijne mbulimin per sherbime ambulatore (pa shtrim ne spital) deri ne masen 100%.

  • Vizitat tek mjeku i pergjithshem
  • Vizitat tek mjeku specialist,
  • Check up vjetor (kujdesin parandalues)
  • Kontrollet diagnostikuese me rreze X, skaner CT, skaner MRI apo PET
  • Kirurgji ditore;
  • Medikamentet e rekomanduara nga mjeku specialist,
  • Emergjencat pa shtrim ne spital
  • Sherbimin e ambulances

Pervec sherbimeve te Hospitalizimit dhe atyre Ambulatore, klienti ka mundesi qe te zgjedhe paketen e cila mund te perfshije sherbime te tjera si:

  • Sherbime Okulistike (lente kontakti ose xhama optik)
  • Sherbime Dentare ( kujdesi parandalues dhe/ose sherbime te renda dentare)
  • Ndjekja e shtatezanise dhe lindja, etj.
  • TE DREJTAT DHE DETYRIMET E TE SIGURUARIT

Te drejten per t’u siguruar, sipas kesaj kontrate e gezon cdo person ne moshen 0 deri 65 vjec.

Te gjitha faktet thelbesore (gjendja para-ekzistuese e gjymtimit te gjymtyreve, semundjet pre-ekzistuese, dhe shtatzania ekzistuese) duhet te deklarohen nga Personi qe aplikon ne pyetesorin mjekesor. Ky pyetesor ju vihet ne dispozicion perpara marrjes ne sigurim. Fakt thelbesor eshte qe ai mund te ndikoje tek Siguruesi per vleresimin dhe pranimin e rrezikut.

I siguruari do t’i ofrojne Siguruesit menjehere te gjithe informacionin, faktet dhe/ose dokumentacionin ne dispozicion te tyre, qe mund te jene rendesishme per zbatimin e kontrates si dhe do te autorizoje Siguruesin ne perputhje me legjislacionin ne fuqi per perdorimin e ketyre te dhenave ne funksion te kontrates.

Informacionin me te detajuar dhe te personalizuar e gjeni ne kontraten e nenshkruar.

  • PROCEDURA E RIMBURSIMIT NE RAST DEMI

Nese keni siguruar shendetin tuaj prane kompanise Eurosig sh.a dhe keni marre sherbime brenda ose jashte rrjetit mjekesor te Eurosig, ju lutem ndiqni proceduren e meposhteme:

  1. I siguruari duhet te njoftoje mjenjehere dhe jo me vone se 24 ore nga ngjarja e sigurimit (ne pamundesi per te bere lajmerimin  i siguruari atehere eshte i vlefshem dhe njoftimi qe behet nga te afermit e tij) ne numrin e telefonit personave te kontaktit qe ndodhen ne karten e shendetit, ne numrat zyrtare te EUROSIG ose ne email-in zyrtar te kompanise.
  2. Per sherbimet mjekesore te marra nga i siguruari jashte rrjetit Spitalor Eurosig, ju duhet te plotesoni formularin e kerkeses per rimbursim (shkarko formularin) ku duhet te specifikoni te gjitha te dhenat qe kerkohen ne pyetesor, nder te tjera rendesi te vecante ka plotesimi i sakte i te dhenave bankare ku do te transferohen parate e rimbursimit. Ne rast te deklarimeve te pasakta i siguruari perjashtohet nga te gjitha perfitimet e kesaj Police Sigurimi
  3. Te gjithe dokumentacionet mjekesore dhe financiare, ju lutem dorezojeni prane Drejtorise se Trajtimit te Demeve te Shendetit.
Sigurimi i shëndetit në udhëtim - A3
  • PERFITIMET E SIGURIMIT

Kjo Police eshte hartuar per t’ju ardhur ne ndihme personave qe udhetojne jashte vendit duke asistuar ne mbulimet e meposhtme:

  1. Shpenzime mjekesore

Shpenzime per ndihme te shpejte mjekesore-spitalore te kryera si pasoje e nje gjendje te papritur dhe te paparashikueshme akute e cila pa trajtim mjekesor brenda 48 oreve te shfaqjes se saj do te shkaktonte vdekjen ose probleme serioze te te siguruarit.

  1. Shpenzime te ri-atdhesimit
  • Siguruesit do te paguajne per qirane e nje mjeti  transporti ose te nje ambulance ajrore ose perdorimin e linjes se rregullt ajrore perfshi shoqeruesit e kualifikuar, te vertetuar si te nevojshem nga mjeku dhe te autorizuar nga Siguruesi per riatdhesimin e nje personi te semure apo te demtuar seriozisht.
  • Shpenzimet funerale jashte teritorit te Shqiperise dhe/ose kostoja e transportit te kufomes apo hirit te personit te siguruar per ne vendin e banimit te treguar ne Police, nese ai vdes brenda periudhes se mbulimit.
  • Shpenzimet e riatedhesimit do te paguhen nese vdekja e personit ka ardhur si rezultat i nje semundje qe ploteson kushtet e mbulimit sipas kontrates se sigurimit.
  1. Shpenzime mjekesore per Aksidentet Personale

Ne rast demtimi trupor shkaktuar vetem dhe drejtperdrejt nga mjete aksidentale, te dhunshme,te jashtme dhe te dukshme qe ka pesuar nje Person i Siguruar gjate periudhes  se sigurimit do te paguhen  demshperblimet e meposhtme:

  • Vdekja aksidentale ose humbja e nje apo me shume gjymtyreve thyerjet e kolones te shoqeruara me hemiplegji ose paraplegji/humbja e shikimit ne sy do te paguhet 10.000 Euro per secilen Zone Mbulimi.
  • Paftesia e perhershme e plote do te paguhet 10.000 Euro per secilen Zone Mbulimi.

Kujdes: Polica e shendetit ne udhetim nuk mbulon shpenzimet per demet pasurore dhe jo pasurore qe i shkaktohen te siguruarit por vetem shpenzimet spitalore dhe farmaceutike sipas kushteve te kontrates se sigurimit te shendetit ne udhetim.

  • TE DREJTAT DHE DETYRIMET E TE SIGURUARIT

Te drejten per t’u siguruar, sipas kesaj kontrate e gezon cdo person ne moshen 0 deri 65 vjec. Personat nga mosha 60 vjec deri ne 70 vjec, kjo police sigurimi ka kushte te tjera te primit te sigurimit dhe limiteve te demshperblimit.

Personi i Siguruar duhet te ushtroje kujdesin e duhur per te parandaluar aksidentet, demtimet ose semundjet.

Te gjitha certifikatat, informacionet dhe deshmite e kerkuara nga Eurosig sh.a. do te jepen me shpenzimet e personit te siguruar ose perfaqesuesve te tij ligjore.

Asnje person nuk ka te drejte te pranoje pergjegjesi ne emer te Siguruesit ose ta perfaqesoje apo marre persiper veprime te ngjashme qe e ngarkojne me detyrime, perveçse me miratimin me shkrim te Siguruesit. Siguruesi do te kete te drejten per ndjekjen, kontrollin dhe perfundimin e te gjithe procedurave qe lindin nga ose lidhen me kerkesat per demshperblimin ne emer te Personit te Siguruar.

I Siguruari duhet te dorezoje ne EUROSIG, brenda 45 diteve nga data e kthimit ne Shqiperi, dokumentacionin e nevojshem per trajtimin e demit, ne rast te kundert do te aplikojet nje penalitet.

  • PROCEDURA E RIMBURSIMIT NE RAST DEMI

Nese ju jeni te siguruar me policen e Shendetit ne Udhetim prane kompanise Eurosig sh.a dhe keni marre sherbime gjate kohes se qendrimit jashte territoreve te Shqiperise ju lutem ndiqni proceduren e meposhteme:

  1. I siguruari duhet te njoftoje mjenjehere dhe jo me vone se 24 ore nga ngjarja e sigurimit (ne pamundesi per te bere lajmerimin  i siguruari atehere eshte i vlefshem dhe njoftimi qe behet nga te afermit e tij) ne  numrat zyrtare te EUROSIG ose ne email-in zyrtar te kompanise.
  2. Lutem plotesoni formularin e kerkeses per rimbursim (shkarko formularin) ku duhet te specifikoni te gjitha te dhenat qe kerkohen ne pyetesor. Ne rast te deklarimeve te pasakta i siguruari perjashtohet nga te gjitha perfitimet e kesaj Police Sigurimi
  3. Te gjithe dokumentacionet mjekesore dhe financiare, dorezijeni prane Departamentit te Demeve Motorrike.
Sigurimi i Shëndetit për Rezidentët e Huaj në Shqipëri

Nese ju jeni te siguruar me policen e sigurimit te rezidenteve te huaj ne Shqiperi, prane kompanise Eurosig sh.a dhe keni marre sherbime, ju lutem njoftoni Siguruesin brenda dites dhe zbatoni keshillat e para te tij, me pas plotesoni kerkesen per rimbursim dhe dorezijeni prane Departamentit te Demeve Motorrike.

  • PERFITIMET E SIGURIMIT

Perfitimi ne rast te ndodhjes se aksidentit.

Polica ju mbulon financiarisht pasojat qe vijne nga aksidentet qe mund t’ju ndodhin gjate qendrimit te shtetasve te huaj ne Shqiperi.

Me termin “aksident” konsideron demtimin trupor te shkaktuar nga mjetet e rastit, te dhunshme, te dukshme, i cili pavaresisht dhe i pafavorizuar nga ndonje shkak tjeter, rezulton ne vdekjen apo paaftesine e te siguruarit.

  1. Perfitimi per vdekjen aksidentale - paguhet ne masen 100% te shumes se siguruar.
  2. Paaftesia e perhershme e plote ose e pjesshme, sipas tabeles se miratuar nga autoritetet mbikqyrese
  3. Shpenzimje mjekesore ( hospitalizim apo sherbime mjekesore ambulatore) si pasoje e ndodhjes se Aksidentit

Kujdes! Nuk jane objekt mbulimi shpenzimet mjekesore te cilat i Siguruari mund te perfitoje ne rastin e aksidenteve te mbuluara nga sigurimi i detyrueshem motorik ndaj paleve te treta –TPL, ndonje sigurimi tjeter te ngjashem, apo skemave te tjera qe mund te mbulojne shpenzime per trajtime te ndryshme mjekesore te detyrueshme.

  • TE DREJTAT DHE DETYRIMET E TE SIGURUARIT

Personi i Siguruar duhet te ushtroje kujdesin e duhur per te parandaluar aksidentet, demtimet ose semundjet.

Te gjitha certifikatat, informacionet dhe deshmite e kerkuara nga Eurosig sh.a. do te jepen me shpenzimet e personit te siguruar ose perfaqesuesve te tij ligjore.

Asnje person nuk ka te drejte te pranoje pergjegjesi ne emer te Siguruesit ose ta perfaqesoje apo marre persiper veprime te ngjashme qe e ngarkojne me detyrime, perveçse me miratimin me shkrim te Siguruesit. Siguruesi do te kete te drejten per ndjekjen, kontrollin dhe perfundimin e te gjithe procedurave qe lindin nga ose lidhen me kerkesat per demshperblimin ne emer te Personit te Siguruar.

Ne rast te deklarimeve te pasakta i siguruari perjashtohet nga te gjitha perfitimet e kesaj Police Sigurimi.

  • PROCEDURA E RIMBURSIMIT NE RAST DEMI

Nese ju jeni te siguruar me policen e sigurimit te rezidenteve te huaj ne Shqiperi prane kompanise Eurosig sh.a, ju lutem njoftoni Siguruesin dhe ndiqni proceduren e kerkeses per rimbursim:

  1. I siguruari duhet te njoftoje mjenjehere dhe jo me vone se 24 ore nga ngjarja e sigurimit (ne pamundesi per te bere lajmerimin  i siguruari atehere eshte i vlefshem dhe njoftimi qe behet nga te afermit e tij) ne ne numrat zyrtar te EUROSIG ose ne email-in zyrtar te kompanise.
  2. Lutem plotesoni formularin e kerkeses per rimbursim (shkarko formularin) ku duhet te specifikoni te gjitha te dhenat qe kerkohen ne pyetesor. Ne rast te deklarimeve te pasakta i siguruari perjashtohet nga te gjitha perfitimet e kesaj Police Sigurimi
  3. Te gjithe dokumentacionet mjekesore dhe financiare, dorezijeni prane Departamentit te Demeve Motorrike.
Sigurimi i Nxënësve dhe Studentëve

Cdo nxenes apo student, i cili ndjek nje shkolle, kolegj, universitet apo studion per te marre nje profesion brenda territorit te Shqiperise, u ofrohet produkti i sigurimit te aksidenteve gjate orarit te mesimit brenda ambienteve te shkolles.

  • PERFITIMET E SIGURIMIT

Perfitimi ne rast te ndodhjes se aksidentit.

Polica ju mbulon financiarisht pasojat qe vijne nga aksidentet qe mund t’ju ndodhin gjate ushtrimit te aktivitetit te punes, brenda ambienteve te shkolles dhe gjate orarit zytar shkolles.

Me termin “aksident” konsideron demtimin trupor te shkaktuar nga mjetet e rastit, te dhunshme, te dukshme, i cili pavaresisht dhe i pafavorizuar nga ndonje shkak tjeter, rezulton ne vdekjen apo paaftesine e te siguruarit.

  • Perfitimi per vdekjen aksidentale - paguhet ne masen 100% te shumes se siguruar.
  • Paaftesia e perhershme e plote ose e pjesshme, sipas tabeles se miratuar nga autoritetet mbikqyrese
  • Shpenzimje mjekesore (hospitalizim apo sherbime mjekesore ambulatore) si pasoje e ndodhjes se Aksidentit

  • TE DREJTAT DHE DETYRIMET E TE SIGURUARIT

Personi i Siguruar duhet te ushtroje kujdesin e duhur per te parandaluar aksidentet, demtimet ose semundjet.

Te gjitha certifikatat, informacionet dhe deshmite e kerkuara nga Eurosig sh.a. do te jepen me shpenzimet e personit te siguruar ose perfaqesuesve te tij ligjore.

Asnje person nuk ka te drejte te pranoje pergjegjesi ne emer te Siguruesit ose ta perfaqesoje apo marre persiper veprime te ngjashme qe e ngarkojne me detyrime, perveçse me miratimin me shkrim te Siguruesit. Siguruesi do te kete te drejten per ndjekjen, kontrollin dhe perfundimin e te gjithe procedurave qe lindin nga ose lidhen me kerkesat per demshperblimin ne emer te Personit te Siguruar.

Ne rast te deklarimeve te pasakta i siguruari perjashtohet nga te gjitha perfitimet e kesaj Police Sigurimi.

  • PROCEDURA E RIMBURSIMIT NE RAST DEMI

Nese ju jeni te siguruar me policen e sigurimit te nxenesve dhe studenteve qe studiojne brenda territorit te Shqiperise prane kompanise Eurosig sh.a, ju lutem njoftoni Siguruesin dhe ndiqni proceduren e kerkeses per rimbursim:

  1. I siguruari duhet te njoftoje mjenjehere dhe jo me vone se 24 ore nga ngjarja e sigurimit (ne pamundesi per te bere lajmerimin  i siguruari atehere eshte i vlefshem dhe njoftimi qe behet nga te afermit e tij) ne ne numrat zyrtar te EUROSIG ose ne email-in zyrtar te kompanise.
  2. Lutem plotesoni formularin e kerkeses per rimbursim (shkarko formularin) ku duhet te specifikoni te gjitha te dhenat qe kerkohen ne pyetesor. Ne rast te deklarimeve te pasakta i siguruari perjashtohet nga te gjitha perfitimet e kesaj Police Sigurimi
  3. Te gjithe dokumentacionet mjekesore dhe financiare, dorezojeni prane Departamentit te Demeve Motorrike.
Sigurimi ne grup i punonjesve te minierave nga aksidentet personale ne pune
  • PERFITIMET E SIGURIMIT

Kjo police ofrohet per te gjithe punonjesit e Minierave nen dhe mbi tokesore dhe ka si objekt sigrimit, mbulimin e te siguruarit nese peson Demtim Trupor Aksidental ne pune me pasoje çdonjeren prej demtimeve te pershkruara ne Tabelen e Perfitimeve. Siguruesi do te mbuloje sipas Tabeles se Perfitimeve, shpenzime deri ne limitin maksimal prej 6,000,000 Leke.

  1. Humbja e jetes rimbursohet ne masen 100 % te shumes se sigurimit
  2. Paaftesi e Perhershme
  • Paaftesi e Plote e Perhershme 100 %
  • Humbje ose humbje e plote e perhershme e perdorimit te dy gjymtyreve 100 %
  • Humbje e plote e perhershme e shikimit ne te dy syte 100 %
  • Humbje e plote e perhershme e shikimit ne nje sy 50 %
  • Humbje ose humbje e plote e perdorimit te nje gjymtyre dhe humbja e shikimit ne nje sy 100 %
  • Humbje e te folures dhe degjimit 100 %
  • Humbje e plote e perhershme e degjimit
    • ne te dy veshet 40 %
    • ne nje vesh 10 %
  • Humbje e plote e te folures 30 %
  • Per demtimet shendetesore qe nuk paraqiten ne kete tabele, shkalla e demtimit percaktohet nga autoriteti mjekesor ligjor perkates.
  • Humbje ose humbje e plote e perhershme e perdorimit te pese gishterinjve te dores
    • te djathte 40%
    • te majte  30 %
  • Humbje ose humbje e plote e perhershme e perdorimit te gishterinjve te dores
    • gishti i madh i dores se djathte 10 %
    • gishti i madh i dores se majte 8 %
    • gishti tregues, apo i mesit i dores se djathte 6 %
    • gishti tregues, apo i mesit i dores se majte 4 %
    • gishti i parafundit, ose gishti i vogel i dores se djathte 4 %
    • gishti i parafundit, ose gishti i vogel i dores se majte  2 %
  • Humbje ose humbje e plote e falanges se gishtit te dores 1/3 e gishtit perkates
  • Humbje ose humbje e plote e perhershme e perdorimit te gishterinjve te kembes:
    • te gjithe gishterinjte e nje kembe 10 %
    • nje gisht i kembes 3 %
  • Imobilitet i plote i perdorimit te nje kembe ne nivelin e nyjes se kembes 30 %
  • Imobilitet i plote i kofshes ne nivelin e artikulacionit koksofemoral 40 %
  • Imobilitet i plote i artikulacionit te kyçit 30 %
  • Demtimi i plote i nje veshke 30 % 19. Demtimi i plote i shpretkes 10 %
  • Djegie te shkalles se trete Zona Demtimi si perqindje e Siperfaqes se Pergjithshme te Trupit:
    • Koka, e barabarte ose me e madhe se 2%, por me pak se 5% , rimbursohet 20%
    • Koka, e barabarte ose me e madhe se 5%, por me pak se 8% ,rimbursohet 35%
    • Koka, e barabarte ose me e madhe se 8%  ,rimbursohet 75%
    • Trupi, e barabarte ose me e madhe se 10% por me pak se 15% , rimbursohet 20%
    • Trupi,e barabarte ose me e madhe se 15%, por me pak se 20%, rimbursohet 35%
    • Trupi,e barabarte ose me e madhe se 20% , rimbursohet 75%
  1. Perfitimi i pagueshem ditor si perqindje ndaj Shumes se Sigurimit te percaktuar ne Formular C:
    • Paaftesia e perkohshme
    • Paaftesia e perkohshme e plote 0,025% , por jo me shume se 2 000 leke
    • Paaftesia e perkohshme e pjesshme 0,010%, por jo me shume se 1 000 leke
  2. Perfitimi per shpenzime mjekesore - paguhet si perfitim shtese nga Siguruesi. Perfitimi per te gjitha shpenzimet mjekesore nuk mund te jete me i larte se 5% e shumes se siguruar.
  3. Perfitimi per trajtimin mjekesor jashte vendit - paguhet ne rastet kur I siguruari, per shkak te aksidentit ne pune gjate periudhes se siguruar, ka nevoje per trajtim mjekesor te specializuar. Ne keto raste I siguruari perfiton mbulimin e shpenzimeve te mjekimit ne nje klinike te specializuar jashte vendit, deri ne masen 100% te shumes se sigurimit te percaktuar ne formular. Vendimi per dergimin e Te siguruarit ne nje klinike te huaj merret nga organi mjekesor kompetent, me miratimin e Siguruesit.
  • TE DREJTAT DHE DETYRIMET E TE SIGURUARIT

Çdo ngjarje ose demtim qe mund te çoje ne nje kerkese per pagese/perfitim sipas kesaj Police duhet t’i

njoftohet me shkrim Siguruesit brenda 5 (pese) ditesh pune nga data e ndodhjes.

Mosnjoftimi brenda periudhes kohore te parashikuar me siper nuk do ta beje te pavlefshme kerkesen per

perfitim, nese provohet se nuk ka qene e mundur dhenia e njoftimit dhe se njoftimi eshte dhene sapo ka

qene mundesuar ne menyre te arsyeshme.

  • PROCEDURA E RIMBURSIMIT NE RAST DEMI

Ne çdo rast te nje aksidenti ne pune ose per shkak te punes, punedhenesi ose personi pergjegjes, i

ngarkuar prej tij, duhet te lajmeroje, brenda 5 diteve, Inspektoratin Shteteror te Punes, Institutin e

Sigurimeve Shoqerore dhe Siguruesin.

I siguruari ose Kontraktuesi, me shpenzimet e tyre, do t’i paraqesin Siguruesit dokumentacionin, informacionin dhe deshmite qe mund te kerkoje Siguruesi. Siguruesi do te kete te drejte, por jo detyrim, qe me shpenzimet e tij t’i kerkoje Te siguruarit te kryeje kontrolle mjekesore gjate shqyrtimit te kerkeses per perfitim.

Praktika e demit dhe me dokumentat e meposhtem:

  1. Ne raste te paaftesive:

  1. Njoftim kerkesen per demshperblim.
  2. Polica origjinale e sigurimit.
  3. Vertetim nga R.I.SH.M. ose reparti i shpetimit te zones.
  4. Kartela klinike spitalore.
  5. Certifikate familjare dhe personale.
  6. Vendimi i Komisionit per Percaktimin e Paaftesise per Pune (KMCAP qe verteton paaftesine dhe shkaqet e saj).

Ne rast paaftesie te perkohshme, certifikatat mjekesore duhet te riperteriten ne perfundim te afateve perkatese. Raportet mjekesore qe provojne paaftesine e perkohshme te leshuara nga Institucioni Spitalor perkates.

  1. Ne rastet e vdekjes, perveç dokumentave te mesiperm, duhen edhe keto dokumenta:

1- Skeda e vdekjes.

2- Certifikate vdekjeje.

3- Dokumentin e autopsise se kufomes.

4- Vendimin e Prokurorise ose te Gjykates, kur ne ngjarje kemi demtime te renda shendetesore.

5- Certifikate Lindjeje

6- Raport mjeksor per kohen, shkakun e vdekjes.

Siguruesi paguan demshperblimin vetem per pasojat e drejtperdrejta dhe ekskluzive te shkaktuara nga aksidenti.

Nese kryhen kerkesa per perfitim qe jane mashtruese ne ndonje aspekt, ose nese Kontraktuesi, I siguruari apo perfaqesues qe veprojne ne emer e per llogari te tyre perdorin mjete ose metoda mashtrimi per te perfituar pagesa sipas kesaj Police, atehere Siguruesi nuk do te kete pergjegjesi per pagesen e ketyre kerkesave.

Sigurimi i shendetit te studenteve qe studiojne jashte territorit te shqiperise (europe)

Cdo nxenes apo student, i cili ndjek nje shkolle, kolegj, universitet apo studion per te marre nje profesion jashte territorit te Shqiperise, u ofrohet produkti i sigurimit shendetesor vullnetar per studente qe studiojne jashte territorit te shqiperise, i cili i ofron:

  • PERFITIMET E SIGURIMIT

Siguruesi do te mbuloje shpenzimet per emergjencat mjekesore deri ne vleren maksimale vjetore prej 30,000 (tridhjete mije) Euro.

Shpenzime mjeksore emergjente do te konsiderohen:

  • Transporti i menjehershem i te Siguruarit nga vendi ku ka ndodhur demtimi apo semundja per ne urgjencen e spitalit apo qendren mjeksore me te afert.
  • Shpenzimet e akomodimit per ditet e qendrimit ne spital, duke perfshire sherbimet infermierike dhe ndonje sherbim tjeter spitalor te nevojshem, pa perfshire sherbimet personale jo mjeksore.
  • Shpenzimet per diagnostikim, trajtim mjekesor, anestezi, nderhyrje kirurgjikale per semundje te menjehereshme dhe qe nuk kane ekzistuar perpara hyrjes ne fuqi te polices.
  • Shpenzimet per testet dhe ekzaminimet laboratorike, trajtimet me rreze X, ekzaminimi me Skaner.
  • Shpenzimet per fizioterapi nese rekomandohet nga mjeku specialist per trajtimin e nje paaftesie specifike si pasoje e aksidentit.
  • Shpenzimet per medikamentet e rekomanduara nga mjeku specialist.

Siguruesi do te mbuloje shpenzimet e riatdhesimit ose te transportit special te te Siguruarit te semure ose te demtuar rende deri ne vleren maksimale vjetore prej 10,000 (dhjete mije) Euro. Shpenzimet qe do te mbulohen, ne perputhje me parimin e kostove te arsyeshme, normale dhe te nevojshme per riatdhesimin e te Siguruarit si rezultat i semundjes dhe demtimit fizik gjate periudhes se sigurimit do te jene sa me poshte:

  • Shpenzimet per qerane e nje mjeti transporti ose te nje ambulance ajrore ose perdorimin e linjes se rregullt ajrore perfshi shoqeruesit e kualifikuar, te vertetuar si te nevojshem nga mjeku dhe autorizuar nga Siguruesi per riatdhesimin e nje personi te semure apo te demtuar seriozisht.
  • Shpenzimet funerale jashte territorit te Shqiperise dhe /ose kostoja e transportit te kufomes apo hirit te personit te siguruar per ne vendin e banimit te treguar ne police nese ai vdes brenda periudhes se mbulimit.

TE DREJTAT DHE DETYRIMET E TE SIGURUARIT

Njoftimi i ngjarjes apo demtimit qe mund te coje ne nje kerkese per rimbursim sipas kushteve te kesaj police sigurimi, duhet te behet brenda 48 oreve nga ndodhia. Te gjitha rastet e demeve mund te raportohen ne menyre te shkruar ne adresen zyrtare te e-mailit info@eurosig.al nga I/e Siguruari/a dhe/ose nga familjaret e tij (ne rastet ku nuk I/e Siguruari/a nuk eshte ne gjendje te beje nje njoftim te tille).

 I siguruari paraqet kerkesen per pagese (sipas formatit te Siguruesit) se bashku me dokumentacionin e nevojshem qe vertetojne ngjarjen, semundjen, demtimet apo pasojat e aksidentit.

I siguruari duhet te paraqese kerkesen per rimbursim, jo me vone se 30 dite nga data e leshimit te dokumentacionit mjekesor, fiskal apo tatimor.

Shpenzimet per marrjen dhe dergimin e dokumentacioneve origjinale do te mbulohen nga i Siguruari. Nuk do te pranohen fotokopje te dokumentacioneve mjekesore apo faturave tatimore.

  • PROCEDURA E RIMBURSIMIT NE RAST DEMI

Nese ju jeni te siguruar me policen e Shendetit per Studentet qe Studiojne jashte Territorit te Shqiperise prane kompanise Eurosig sh.a dhe keni marre sherbime gjate kohes se qendrimit jashte territoreve te Shqiperise, ju lutem njoftoni Siguruesin dhe ndiqni proceduren e kerkeses per rimbursim: