Produktet Eurosig

Gjeni produktin që ju përshtatet nevojave tuaja
Jemi këtu, për ta bërë më të lehtë përzgjedhjen tuaj!

Sigurimet Motorike - B

Siguroni automjetin dhe dita juaj do të jetë më e qetë dhe pa stres:

  • Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (TPL)
  • Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (Karton Jeshil)
  • Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (Kufitare)
  • Sigurimi Kasko
  • Sistemi i Gjurmimit të Mjeteve (GPS)

Mbrojeni si një të familjes...

Sigurimi i Pasurisë - E

Shtëpia, Hoteli, Restoranti apo Biznesi janë simboli i mundit dhe realizimit të ëndërrave Tuaja. Por vjen një ditë...

Një pakujdesi e çastit dhe zjarri ose rreziqet natyrore mund ta dëmtojnë këtë investim. EUROSIG ofron dëmshpërblim për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale, si pasojë e rreziqeve të mëposhtme:

Sigurimi i Shëndetit - A

Eurosig kujdeset për jetën dhe shëndetin tuaj, duke ju ofruar disa lloj sigurimesh:

  • Sigurimi i Pasagjerëve në Transportin Publik
  • Sigurimi i Aksidenteve Personale
  • Sigurimi Vullnetar i Shëndetit
  • Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim
  • Sigurimi i Shëndetit për Rezidentët e Huaj në Shqipëri
  • Sigurimi i Nxënësve dhe Studentëve
  • Sigurimi ne grup i punonjesve te minierave nga aksidentet personale ne pune
  • Sigurimi i shendetit te studenteve qe studiojne jashte territorit te shqiperise (europe)

Siguroni shëndetin tuaj me Eurosig... për të tjerat mendojmë ne...

Sigurimi i Përgjegjësisë - H

A keni një aktivitet të ngritur, i cili është burimi i të ardhurave Tuaja financiare?

Nëse një person i tretë dëmtohet brenda ambjenteve të biznesit Tuaj ose nëpërmjet përdorimit të një produkti të prodhuar prej Jush, atëherë duhet të paguani një shumë të hollash.

Nëse blini një kontratë sigurimi përgjegjësie, atëherë EUROSIG paguan në vendin Tuaj.

Sigurime Inxhinierike - G

Për Ju ndërtues dhe zbatues projektesh EUROSIG ofron lloje të ndryshme të sigurimeve inxhinierike, të cilat ju ofrojnë mbrojtje të plotë nga të gjitha rreziqet që mund të dëmtojnë projektin tuaj.

Sigurime të Marinës - C

Lundrimi shpeshherë rezervon të papritura, të cilat mund të kenë kosto për Ju. Na e lini neve në dorë ta bëjmë udhëtimin tuaj më të sigurtë.

Ne sigurojmë dëmtimin, humbjen dhe transportin e anijeve, gjithashtu mund të sigurojmë edhe mallrat tuaj nga pika e origjinës deri në destinacionin final.

Sigurimi Ajror - D

Ky sigurim ofron mbulimet për sigurimin e trupit të avionëve dhe helikopterëve, përgjegjësisë ndaj palëve të treta, në të cilin përfshihen edhe udhëtarët, si dhe sigurimin e aksidenteve personale të ekuipazhit.

Klauzolat e përdorura për sigurimin e avionëve dhe helikopterëve janë ato që përdoren në tregun ndërkombëtar, bazuar në Klauzolat e Institutit të Londrës.

Sigurime të Mjeteve Monetare

Për Ju bankierë EUROSIG ofron sigurime të veçanta për aktivitetin e Bankës, të cilat ofrojnë mbulim në sigurim për një gamë rreziqesh, të cilat mund të dëmtojnë aktivitetin e Bankës Tuaj.

Sigurimi i Veprimtarisë Bankare

Ky sigurim mbulon veprimtarinë e përgjithshme të bankave nga rreziqe fizike dhe financiare. Ai është i përbërë nga 6 ose më shumë seksione, si më poshtë: