Sigurimi i Pasurisë

Sigurimi i Pasurisë

Shtëpia, Hoteli, Restoranti, Biznesi Juaj janë simboli i mundit dhe realizimit të ëndërrave Tuaja. Por vjen një ditë...

Një pakujdesi e çastit dhe zjarri ose rreziqet natyrore mund ta dëmtojnë këtë investim. EUROSIG ofron dëmshpërblim për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale, si pasojë e rreziqeve të mëposhtme:

Sigurimi nga zjarri dhe rreziqet shtesë

Sigurimi i pasurisë ofron mbulim dhe mbështetje financiare nga humbjet e papritura të shkaktuara nga:

Rreziku bazë: Zjarri, eksplozioni, rrufeja, rënia e avionit ose pjesëve të tij, heqja e mbeturinave.

Rreziqet shtesë: Tërmeti, përmbytja, stuhia, shkarja e tokës, thyerja e xhamave.

Sigurimi nga ndërprerja e biznesit

Në rast se ambjentet e biznesit tuaj dëmtohen nga zjarri, atëherë Ju rrezikoni të humbisni fitimet e parashikuara për aq kohe sa do t'ju duhet të rindërtoni ambjentet e dëmtuara. EUROSIG ju ofron sigurimin nga ndërprerja e biznesit, me anë të të cilit Ju përfitoni dëmshpërblim për fitimin që keni siguruar.

Sigurimi nga Vjedhja

A keni në shtëpi objekte të cilat Ju kanë kushtuar dhe janë të kushtueshme për Ju? Në rast të një vjedhjeje ose tentativë për vjedhje, ato mund të dëmtohen ose vidhen dhe Juve do t'ju duhet t'i zëvendësoni. EUROSIG ju ofron sigurimin nga vjedhja, me anë të të cilit ju garanton dëmshpërblim për sendet e vjedhura. Listoni sendet që mendoni se mund të vidhen dhe sigurojini ato pranë EUROSIG. Ju garantojmë informacion të shpejtë dhe shërbim profesional.

Sigurimi i kulturave bujqësore

Nëse jeni fermerë, atëherë dini si t'i paraprini të papriturave të natyrës. EUROSIG ofron një kontratë të veçantë, duke ju siguruar të gjitha llojet e kulturave ndaj bresherit dhe rreziqeve natyrore si: stuhia, përmbytja apo shtrëngata. Ky sigurim mbulon dëmtimet sasiore të prodhimit kryesor kundrejt një rreziku të papritur dhe të paparashikuar. Sipërfaqja e siguruar për të gjitha llojet e kulturave duhet të jetë jo më e vogël se 1 dynym (1 mijë m/2).

Jo vetem kaq...

Deshironi të siguroni serrat, në të cilat keni investuar paratë tuaja? EUROSIG, nëpërmjet kontratës së Sigurimit të serrave, ofron sigurimin e pajisjeve dhe të bimëve që ju keni kultivuar në serrat Tuaja. Me të dyja këto kontrata EUROSIG ju ofron një mbrojtje maksimale nga çdo e papritur e pakëndshme.

Sigurimi i blegtorisë

Kjo është një kontratë e veçantë sigurimi, me anë të të cilit ju mund të siguroni blegtorinë ndaj sëmundjeve dhe aksidenteve. Me anë të kësaj kontrate EUROSIG ofron dëmshpërblim për: Ngordhjen e kafshëve gjatë periudhes së sigurimit, si rrjedhim i aksidenteve, sëmundjeve të zakonshme, ndërhyrjeve kirurgjikale për shkak të një aksidenti ose sëmundjeje, helmimeve aksidentale që vijnë nga ushqimi ose nga uji. Therjen e detyruar të tyre, kur urdhërohet nga shërbimi veterinar ose një organ tjetër kompetent, si dhe kur kafsha e siguruar pëson një aksident ose sëmundje të pashmangshme.