Sigurimi i Përgjegjësisë

Sigurimi i Përgjegjësisë

A keni një aktivitet të ngritur, i cili është burimi i të ardhurave Tuaja financiare?

Nëse një person i tretë dëmtohet brenda ambjenteve të biznesit Tuaj ose nëpërmjet përdorimit të një produkti të prodhuar prej Jush, atëherë Ju duhet të paguani një shumë të hollash.

Nëse ju blini një kontratë sigurimi përgjegjësie, atëherë EUROSIG paguan në vendin Tuaj.

Sigurimi i Përgjegjësisë së Produktit

Ky sigurim mbulon në sigurim veprimtarinë e prodhuesve në drejtim të cilësisë së produktit, duke dëmshpërblyer konsumatorët e këtij produkti në rast se ata dëmtohen gjatë konsumit ose përdorimit të produktit, të tilla si: produkte ushqimore, pajisje elektrike, makineritë e pajisjet, preparatet kozmetike, produktet kimike etj.

EUROSIG do të dëmshpërblejë të Siguruarin për:

  • Dëmtime trupore (përfshirë vdekje ose sëmundje) të një ose disa personave.
  • Dëmtime fizike të sendeve, shkaktuar nga mallrat e prodhuar, shitur, furnizuar, instaluar, montuar, riparuar, ndryshuar ose trajtuar nga i Siguruari.
Sigurimi i Përgjegjësisë Publike

Ky sigurim ofrohet për të kompensuar të Siguruarin në lidhje me pretendimet nga publiku, personat që mund të pësojnë dëme si pasojë e neglizhences së Të Siguruarit ose punojësve të tij. EUROSIG ofron sigurimin e Përgjegjësisë Publike dhe dëmshpërblen të Siguruarin për atë që është civilisht përgjegjës me ligj:

  • Dëme shëndetësore (përfshirë vdekjen, sëmundjen ose plagosjen) e ndonjë personi.
  • Dëmtime të pasurisë së personave të tretë.

EUROSIG paguan gjithashtu të gjitha shpenzimet për zgjidhjen e mosmarrvëshjeve në rrugë gjyqësore apo me pajtim, lidhur me ndonjë kërkesë për dëmshpërblim.

Tarifat për këtë sigurim janë në varësi të llojit të veprimtarisë, qarkullimit, proceseve të punës, kufijve të dëmshpërblimit.

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale

Nëse jeni një profesionist i specializuar në fushën Tuaj dhe gjatë ushtrimit të profesionit Tuaj ju kryeni një gabim, atëherë ju mbani përgjegjësi për dëmin financiar që keni shkaktuar nëpërmjet gabimit Tuaj.

Në mënyrë që Ju të transferoni këtë rrezik te EUROSIG, ai ju ofron kontratën e sigurimit të përgjegjësisë profesionale për disa lloje profesionesh.

a) Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale i arkitektëve dhe inxhinierëve, ofron sigurim për çdo gabim rastësor gjatë zhvillimit të aktivitetit të tyre profesional, përgjatë veprimtarisë së tyre ndërtuese dhe projektuese.

EUROSIG do t’i paguajë të Siguruarit:

Të gjitha ato shuma për të cilat i Siguruari bëhet ligjërisht përgjegjës për të paguar si rrjedhojë e ndonjë kërkese për dëmshpërblim, si rezultat i drejtëpërdrejtë i neglizhencës, gabimit ose mosveprimit gjatë drejtimit dhe zbatimit të veprimtarive të të Siguruarit dhe punojësve të tij.

EUROSIG do të kompensojë gjithashtu dhe kostot e mbrojtjes dhe të zgjidhjes se mosmarrëveshjeve lidhur me kërkesat për dëmshpërblim.

b) Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale për Drejtuesit dhe Nëpunësit, ofron një sigurim i veçantë për Bankat, i cili ofron dëmshpërblim për dëmet financiare që mund t’i shkaktojnë drejtuesit dhe nëpunësit Bankës nëpërmjet një gabimi të rastësishëm, si rezultat i drejtëpërdrejtë i neglizhencës, gabimit ose mosveprimit gjatë drejtimit dhe zbatimit të veprimtarive të të Siguruarit dhe punojësve të tij.

c) Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale për profesione të tjera sipas kërkesave specifike të profesioneve përkatëse.