Partnerët

Partnerët

Kompanitë e risigurimit - Garanci financiare dhe mbrojtje për klientin

Detyrimet financiare ndaj klientëve garantohen jo vetëm nga kapacitetet tona teknike dhe financiare, por dhe nga tregu financiar ndërkombëtar. Pjesëmarrësit në kontratat e risigurimit që lidh EUROSIG janë shoqëri risigurimi që përmbushin standardet ndërkombëtare të pagesës së dëmeve dhe stabilitetit financiar, të listuara në bazën e vlerësimeve ndërkombëtare, në përputhshmëri dhe në zbatim të kritereve të përcaktuara në aktet ligjore, rregullatore dhe aktet e brendshme të EUROSIG.

Shoqëria EUROSIG ka investuar një kosto relativisht të lartë për risigurimet me kompani risigurimi prestigjoze si, Hannover Re, Polish Re, Trust Re, Generali Group, Partner Re, Scor Re, VIG Re për të garantuar financiarisht detyrimet e mundshme dhe përgjegjësitë ndaj klientëve, si në risqet e sigurimit të pronës ashtu dhe në ato të sigurimeve motorike e të përgjegjësive. Grupi EUROSIG ka ruajtur prej disa vitesh dhe ka zgjeruar bashkëpunimin edhe me risigurues të tjerë, si Munich Re, Transatlantic Re, Atradius Re, Sava Re, Aspen Re dhe Swiss Re. Ne gjithashtu zhvillojmë marrëdhënie bashkëpunimi për risqet fakultative edhe me kompani të tjera risiguruese, gjithnjë duke u mbështetur në kriterin e vlerësimit financiar si dhe standardin e bashkëpunimit.

Marrëveshjet e Risigurimit të Pronës dhe Sigurimit të Detyrueshëm për Përgjegjësinë ndaj Palëvë të Treta, përveç garancisë financiare në pagesat e dëmeve të mëdha, kanë krijuar një fleksibilitet dhe cilësi të veçantë shërbimi ndaj klientëve.

Shoqëria EUROSIG ka bashkëpunim edhe me broker risigurimesh, me të vetmin qëllim: plotësimin e kushteve teknike sa më të përshtatshme dhe profesionale. Brokerët e risigurimit që ne bashkëpunojmë janë: Marsh (brokeri më i madh në botë), AON (brokeri i dytë më i madh në botë), WILLIS,  JLT Re, MAI Broker etj.

Vlerësime për partnerët e EUROSIG

Hannover Re

Agjencitë e vlerësimit më të rëndësishme në industrinë e sigurimeve i kanë dhënë kompanisë së sigurimeve Hannover Re vlerësime shumë të larta për fuqinë financiare. Hannover Re, me një volum primesh bruto prej rreth16,3 miliardë euro, është kompania e tretë risiguruese më e madhe në botë. Kjo kompani kryen aktivitet në të gjitha linjat e Risigurimit të Jo-Jetës, Jetës dhe Shëndetit, duke qenë e pranishme në të gjitha kontinentet.

Vlerësimi:

Rating Agency

Rating

Outlook

A.M. Best

A+

Superior

S&P

AA-

Very strong

Polish Re

Shoqëria e Risigurimit Polish Re (Polskie Towarzystwo Reasekuracji) është e vetmja kompani në Poloni e specializuar në mënyrë rigoroze në biznesin e Risigurimit, në ofrimin e sigurimit të kompanive të sigurimit duke marrë përsipër pjesën e të ardhurave të tyre, primet e sigurimit në këmbim për pjesëmarrjen e mëvonshme në mbulimin e humbjeve. Kjo kompani ka hyrë në tregun e Risigurimit që nga qershori 1996. Kompania operon në 40 vende, me mbi 200 klientë. Polish Re është një risigurues lider dhe ka fituar besimin e klientëve në të gjitha shtetet e Europës Qendrore dhe Lindore. 

Vlerësimi:

Rating Agency

Rating

Outlook

A.M. Best

A-

Stable

Trust Re

Shoqëria e risigurimit Trust Re në vitete fundit ka shtuar prezencën e saj në shtetet e Europës Jugore dhe Juglindore duke qenë një partner i rëndësishëm edhe për Grupin Eurosig. Trust Re ka një kapital të autorizuar prej 500 milionë US$ dhe kapital të paguar prej 250 milionë US$, ndërsa volumi i primeve bruto për vitin 2016 ishte 481,7 milionë US$. Shoqëria e Risigurimit Trust Re operon prej 25 vitesh në tregun e Risigurimeve duke mbuluar të gjitha linjat e biznesit me një orientim drejt linjave të reja të biznesit dhe inovacionit.

Vlerësimi:

Rating Agency

Rating

Outlook

A.M. Best

A-

Stable

S&P

A-

Stable

Generali Group

Grupi “Generali” është një nga faktorët më të rëndësishëm në tregun e sigurimit global dhe financiar. E themeluar që në vitin 1831 në Trieste, karakterizohet që nga fillimi me një opinion pozitiv ndërkombëtar dhe tashmë është e pranishme në më shumë se 60 vende të botës. “Generali” ka konsoliduar pozicionin e tij në qendrën e botës së operatorëve kryesor të sigurimit, me aksione të ndjeshme në tregun e Europës Perëndimore, zona e saj kryesore e veprimtarisë dhe veçanërisht në Gjermani, Francë, Austri, Spanjë dhe Zvicër. Ai gjithashtu mban një pozitë të fortë në treg në Argjentinë. Ka mbi 500 kompani ndërkombëtare.

Vlerësimi:

Rating Agency

Rating

Outlook

A.M. Best

A

Exellent

Fitch

A-

Stable

Vlerësimi i shoqërive të tjera risiguruese

REINSURANCE COMPANY

RATE

S&P

A.M. BEST

PARTNER RE

A+

A+

SCOR GLOBAL P&C DEUTSCHLAND

A+

A-

SWISS RE

AA-

A+

R+V GERMANY

AA-

 

VIG RE, CZECH REPUBLIC

A+

 

ASPEN RE UK PER ZURICH BRANCH

A

A

GIC

 

A-

SAVA RE, SLLOVENIA

 

A-