Vleresues demesh mekanike

Vleresues demesh mekanike

Kompania e Sigurimeve, EUROSIG sh.a,  kërkon të punësojë 4 (katër) punonjës, të cilët do të ushtrojnë detyrën e vlerësuesve të dëmeve mekanike.

 

Afati i aplikimit është deri më 15 Shkurt 2019

 

Aplikantët duhet të plotësojnë këto kritere kualifikimi:

• Të ketë mbaruar studimet master në fushën e Inxhinierisë Automekanike;

• Të jetë i gatshëm për t’u licencuar si vlerësues dëmesh. Përbëjnë avantazh aplikantët, të cilët janë të pajisur me këtë licencë.

• Të dijë të vlerësojë dhe të analizojë rastet që i paraqiten dhe të përgatisë dokumentacionin mbështetës;

• Të ndjekë rregullat dhe procedurat e kompanisë;

• Të jetë korrekt dhe i përgjegjshëm në punë;

• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze (njohja e gjuhëve të tjera përbëjnë avantazh);

• Të ketë njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike (Microsoft Office);

• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, bashkëpunuese dhe organizative.

 

Kandidatëve u ofrohen kushte shumë të mira pune dhe mundësi formimi profesional.

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën elektronike:

E-mail: xhkopani@eurosig.al