Vizioni dhe Misioni

Vizioni dhe Misioni

Vizioni 

Të qenit lider në fushën e sigurimeve, bazuar në standarde europiane, që orientohet nga performanca e shtuar, në përputhje me kërkesat e palëve të interesuara, duke u mbështetur në filozofinë e vlerave, profesionalizmit, bazueshmërisë ligjore, reflektimit ndaj kërkesave të klientit dhe fokusimit tek ai.

Misioni 

Misioni i Eurosig është:

  1. të sigurojë produkte, shërbime dhe aktivitete ndaj klientëve, nëpërmjet përsosjes së shërbimit, cilësisë, profesionalizmit, etikës, duke funksionuar si një shoqëri financiare, me qëllim optimizimin e kërkesave të klientëve, rritjen e kapitalit financiar, rritjen e vlerës së aksioneve, duke i siguruar klientët për mbështetje në çdo kohë, për kompensim të plotë dhe të drejtë për dëmet e mundshme;
  2. të ofrojë shërbime sipas standardeve europiane, duke konsoliduar pozicionin e saj dhe duke garantuar emër e reputacion tek partnerët rajonalë, europianë e më gjerë;
  3. të marrë reagime (feedback) nga klientët me forma e metoda bashkëkohore dhe reflektim të tyre, për të përmirësuar shërbimin.

Garantimi i qëndrueshmërisë së rezultatave, por dhe rritje më e lartë në treg, duke rritur përformancën e produkteve, shërbimeve të ofruara dhe besimin e klientëve se ne jemi më të mirët.

Vlerat

Shoqëria Eurosig ka një emër në industrinë e sigurimeve dhe përbën një vlerë të shtuar në këtë industri. Përvoja 17 vjeçare në fushën e sigurimeve jo vetëm i ka konsoliduar këto vlera, por i ka bërë të qëndrueshme dhe që ndikojnë drejtpërdrejt në vlerën e shoqërisë.

Filozofia e Eurosigut për orientimin ndaj klientit, përbën një qasje që mbart vlera për tani dhe periudhën planifikuese. Ne kemi krijuar marrëdhënie afatgjata besimi me punonjësit, klientët, grupet e interesit duke u përgjigjur kërkesave të tyre me shpejtësi dhe profesionalizëm. Në Eurosig punohet në grup, nxitet diversiteti, vlerësohen përpjekjet dhe puna orientohet drejt rezultatit.

Vlerë e shtuar e Eurosigut ndër vite është dhe përgjegjësia sociale, falë dhe rolit të spikatur dhe vlerave altruiste të Presidentit të Grupit Eurosig, z. Kadri Morinaj.

Përformimi i shoqërisë në raport me industrinë dhe historinë e saj në treg, rritja, zgjerimi dhe konsolidimi në tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, përbëjnë një vlerë që do të ndikojë pozitivisht në përformimin e Eurosigut në të ardhmen.

Shtrirja e Eurosigut në të gjithë vendin, burimet njerëzore profesionale dhe me integritet, aftësitë e larta qeverisëse të ekipeve mbikëqyrëse dhe menaxheriale përbëjnë garanci për sukses në të ardhmen dhe përballim të sfidave të së ardhmes.