Publikime

Publikime

 

Hyni tek AMF ( Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare )

 

Kapitali Aksionar i Regjistruar

 

GRUPI EUROSIG MERR KONTROLLIN TOTAL TË UBA BANK, ME 99.46%TË KUOTAVE AKSIONARE

Kompania e sigurimeve Eurosig deri më 31 Dhjetor 2023 zotëron 99.46 % të aksioneve të kapitalit në Bankën e Bashkuar të Shqipërisë,e themeluar më 13.05.1993 si shoqëri aksionare dhe mbikëqyrur nga Banka e Shqipërisë.

Gjatë 6M të parë 2023 Eurosig kontribuoi në shtesën e kapitalit UBA me para në dorë si edhe gjatë muajit gusht dhe dhjetor 2023 me kapital shtesë, me para në dorë nëpërmjet emetimit të aksioneve të reja të kapitalit bankar duke i paraqitur “Investimet në aksionet bankare pranë BBSH” në vlerën  e mbi 3,694,000,000 lekë. Deri në fundvitin 2022 Eurosig zotëronte mbi 66% të aksioneve të kapitalit bankar  të UBA.

Në korrik 2021 Eurosig pagoi për blerjen e aksione shtesë të Uba Bank, bazuar në marrëveshjen e blerje aksione nga aksionari IsDB (Banka Islamike për Zhvillim). Pas kësaj blerje kapitali i Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA) zotërohej me mbi 51% nga aksionari vendas,kompania  e siguirmeve Eurosig sha. Deri në fund të vitit 2020 Eurosig zotëronte 21.02% të kapitalit të  Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA) duke u bërë aksionari i dytë më i madh pas Bankës Islamike për Zhvillim, e cila kontrollonte 72.2% të kapitalit të bankës.

Pjesa e mbetur e aksioneve të kapitalit zotërohej nga Ithmaar Bank nga Bahreini dhe disa aksionarë të vegjël individual, kryesisht nga Arabia Saudite. Eurosig hyri në UBA Bank në gusht të vitit 2019, duke blerë 9 % të aksioneve nga Banka Islamike për Zhvillim (IsDB), me çmimin e 115,000,000 lekë.

Në vijim Eurosig nënshkroi rritjen e kapitalit të bankës të kërkuar nga Banka e Shqipërisë për 984 mijë USD të tjerë, duke e rritur pjesëmarrjen e kuotave të kapitalit bankar në15.32%. Më pas bleu edhe 1.36 % të aksioneve,të zotëruara nga kompania malajziane Business Focus SDN, për vlerën  e rreth 169 mijë USD.

Investimi i Eurosig në UBA Bank deri në fundvitin 2020 arriti në 299,504,328 lekë dhe qëllimi i mëmës Eurosig ishte marrja gradualisht nën kontroll e UBA Bank, pasi Banka Islamike për Zhvillim nuk shfaqi ambicie për t’u rritur në tregun shqiptar dhe zgjodhi t’ia lërë stafetën gradualisht,aksionarit Eurosig.

Eurosig ka qenë një ndër subjektet më të interesuar për të përfituar nga epoka e shitjeve me çmime të favorshme në sektorin bankar.

 

INVESTIME NË AKSIONE TË INSTITUCIONEVE FINANCIARE PËR SIGURIME DHE BANKË

 

INFORMACION MBI TAKSAT DHE TATIMET E ZBATUESHME

 

Aftësia Paguese apo Mjaftueshmëria e Kapitalit të Shoqërisë për 31.12.2022
është mbi 4 herë më e lartë se fondi i garancisë, i përcaktuar me ligj.

Raportet Vjetore të aktivitetit të biznesit nder vite.

Shkarkoni Raportet Vjetore dhe Financiare me poshte: