Pergjegjësia Sociale

Pergjegjësia Sociale

EUROSIG ka dhënë mbështetje për arsimin, artin kulturën, institucionet publike, shtresat në nevojë, duke financuar dhjetëra aktivitete që janë zhvilluar brenda dhe jashtë vendit. Mund të përmendim:

EUROSIG i ka kushtuar përgjegjësisë sociale një vëmendje shumë të madhe. Eurosig ka angazhuar burime njerëzore dhe shpenzuar shuma të konsiderueshme, të cilat janë në dispozicion të drejtpërdrejtë të shoqërisë dhe mjedisit ku EUROSIG ushtron veprimtarinë e saj, por dhe më gjerë, mjedisit kulturor, artistik, mediatik etj.

Vazhdimisht EUROSIG ka mbështetur financiarisht veprimtari të shumta si ekspozita, botime librash, institucionet publike,koncerte muzikore, vepra teatrore, promovim të vlerave kombëtare edhe jashtë vendit, aktivitete sportive, etj. Kjo ka bërë të mundur pikërisht atë mbështeje, atë plotësim të atij dimensioni që biznese të mesme dhe të mëdha janë duke luajur në drejtim të zhvillimit të artit, kulturës dhe sportit duke treguar që sipërmarrje si EUROSIG mund të luajnë një rol të rëndësishëm edhe në këtë drejtim. Më poshtë pasqyrohen disa nga aktivitetet e mbështetura në tre vitet e fundit:

Aktivitete
  • Monte Carlo Reinsurance Rendezvous Septembre 2019, shënoi edicioni e 63-të të risigurimeve e sigurimeve të mbledhura në Monako në bregdetin jugor të Francës,

    ku siguruesit, risiguruesit, ndërmjetësit dhe fondet e ILS (letrat me vlerëtë lidhura me sigurimin) takohen për të diskutuar sezonin tjetër të ri të ardhurave të risigurimit

    të janarit të vitit 2020

    Stafet e specializuara te Grupit Eurosig-Insig nga Shqipëri e Kosovë prej 15 personash morën pjesë në edicionin e 63-të të Simpoziumit të përvitshëm të risigurimeve e sigurimeve në Monaco.

    Në kohën e lirë Grupi Eurosig bëri një udhëtim të paharrueshëm 1 ditor me YACHT,përgjate brigjeve të mrekullueshme të rivierës franceze me pikë nisje nga Nice deri në Monaco.

   

  • Eurosig Sh.a pjesemares ne Royal Ascot 2019 eventi me i madh mbreteror ne Britanine e Madhe

Klaudi Morinaj, merr pjesë në evenimentin mbretëror Royal Ascot 2019

Ajo çfarë përfaqëson Britania e Madhe në sistemin arsimor por sidomos në pjesën e kolegjeve është maja e edukimit planetar.

Universitetet e Londrës, forca dhe influenca e diplomave të tilla janë asete me peshë të jashtëzakonshme, dhe sigurisht është gjithnjë një kenaqësi kur studentët shqiptarë arrijnë të prekin këto maja.

I tillë është dhe rasti i strudentit Klaudi Morinaj, i biri i biznesmenit të njohur Kadri Morinaj, i cili është diplomuar në “King's College”. Jo vetëm kaq, por ai merr pjesë dhe në Royal Ascot.

Dy momente dhe dy evenimente të ajkës së shoqërisë londineze. Vetë Kings College është formuar që më 1829 nga Mbreti Xhorxh IV dhe në rankun e universiteteve është i katërti ndër universitetet më të vjetra të Londrës. Renditja flet vetë.

Por Klaudi Morinaj merr pjesë edhe në evenimentin më të rëndësishëm të elitës britanike, që është Royal Ascot. Ky eveniment renditet ndër të më të rëndësishmit edhe për familjen mbretërore. Është gara më e vjetër në Britaninë e Madhe, ku është elita e shoqërisë britanike.

Kjo garë është themeluar si një eveniment i rëndësishëm social dhe jo vetëm sportiv nga Mbretëresha Anne në vitin 1711. Gara e parë është mbajtur më 11 gusht të këtij viti.
Një eveniment i tillë 300 vjeçar, i cili çdo vit është ndjekur dhe ndiqet tashmë nga Madhëria e saj, Mbretëresha Elisabeth II dhe anëtarët e Familjes Mbretërore.

Sigurisht është kënaqësi personale e Klaudi Morinajt, ky diplomim dhe këto dyer të rëndësishme që hapen. Dhe kudo ku studentët shqiptarë arrijnë maja të tilla kthehej edhe në një lloj krenarie për të gjithë shqiptarët dhe një shembull për të rinjtë që duan të trokasin në dyert e vështirë por jo të pamundura të dijes dhe të elitës britanike.

     

     

 

  • Z.Kadri Morinaj në një darkë pune me Baronin David René James de Rothschild, i familjes më të fuqishme bankare botërore të Rothschild-ëve.
  • Z. Kadri Morinaj organizon një udhëtim në Rusi (Moskë dhe Shën Petersburg) për 120 punonjës të kompanisë Eurosig.
  • Z. Kadri Morinaj organizon një udhëtim për të gjithë stafin e kompanisë Eurosig fshatin turistik të Dhërmiut.
  • Eurosig Sh.a & Insig Sh.a bashkë me Presidentin z.Kadri Morinaj, vizitojnë rrethin e Skraparit. Udhëtim i mbresëlënës dhe rafting në Kanionet e Osumit!
  • Z. Kadri Morinaj, një frymëzim për të gjithë të rinjtë që duan të bëjnë pjesë në botën e sipërmarrjes, është i ftuar nga Startup Grind Tirana për të ndarë me të pranishmit historinë e tij të suksesit (sesi ka nisur biznesin; vështirësitë që ka hasur gjatë rrugës; disa këshilla te vlefshme për menaxhimin e disa bizneseve njëherësh, menaxhimin e një pune të përditshme intensive dhe 3000 punonjësve).
Bamirësi
  • Mbështetje financiare të fëmijëve pa kujdes prindëror dhe personave me probleme shëndetësore dhe në nevojë etj.  
  • EUROSIG dhe z. Kadri Morinaj mbështetin znj. Fiorentina Brija.
  • EUROSIG dhe z. Kadri Morinaj, ndihmojnë fëmijët në nevojë, pa përkrahje, pa të ardhura dhe në shpresë për një të ardhme më të mirë.
  • Mbështetje financiarepër veprimtaritë e gjimnazit “Qemal Stafa”.
  • Mbështetje financiare për Fondacionit“Fundjave Ndryshe”.
  • Mbështetje financiarepër shkollen 9 vjeçare, “Fshati Sopot”, Bashkia Bulqizë.
  • Mbështetje financiarepër Kopshtin 26, me përfaqësuese znj. Afërdita Harhulla.
  • Eurosig-Insig festojnë 8-Marsin me 130 gra të Bashkise Fushë-Arrëz, në një drekë të organizuar nga Z. Kadri Morinaj.
  • Z. Kadri Morinaj i vjen në ndihmë të Shoqatës së të Verbërve në Kukës me rastin e festave të fundvitit dhe një fillim të mbarë për 2017.
  • Mbështetje me mjete motorrike dhe pajisje të teknologjisë së informacionit për strukturat e Policisë së Shtetit.
  • EUROSIG Group i vjen në ndihmë të moshuarve për festat e fundvitit, për të tretin vit radhazi në Qendrën Polivalente Ditore Kamëz.
  • MAJ 2018 / EUROSIG Group, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Jetimëve, mbështeti disa aktivitete të organizuara me Presidentin e Republikës, Ilir Meta dhe me Kuvendin e Shqipërisë, ku 200 fëmijë jetimë mbushën sallën e Parlamentit.
Arti dhe Kultura
  • Mbështetje financiare për realizmin e bustit të krijuesit të Shtetit Shqiptar, Ismail Qemalit, që u inagurua në Bukuresht, Rumani;
  • MbështetjefinanciarepërFestivalinNdërkombëtarFolkloriktëFëmijëve, përFestivalin e FilmitzhvilluarnëPogradec, sidhepëraktivitetetëtjerateatraledhekinematografike;
  • EUROSIG, si një nga sponsorët e festivalit në RTSH (2014), mbështeti këngëtaren Elhaida Dani, përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion.
  • Në Festivalin e Filmit në Pogradec, More Raça, regjisorja e filmit “Amel”, mori çmimin special mundësuar nga EUROSIG.
  • EUROSIG, një nga mbështetësit më të mëdhenj të artit dhe traditës shqiptare, sponsorizoi gjysmëfinalen dhe finalen e Festivalit të Talenteve të Rinj,një festival në interpretim shqip me pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi.
  • EUROSIG mbështet Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit për  kalendarin artistik shtator –dhjetor 2015.
  • EUROSIG dhe z. Kadri Morinaj, japinmbështetje financiare, për organizimin e ekspozitës “Art&Wine” të piktorëve shqiptarë, z. Muhamet Kërpaçi dhe z. Leonardo Voci.
  • EUROSIG mbështet këngëtarin e mirënjohur Kozma Dushi në krijimtarinë e tij artistike.
  • EUROSIG mbështet kompozitorin Aleksandër Lalo në “Koncert në prag të Krishtlindjes”, ekzekutuar nga Kuinteti i Harqeve.
  • Presidenti i EUROSIG, z. Kadri Morinaj,u jep çmimin eEUROSIG këngëtarëve të talentuar Rezarta Smaja dhe Klodjan Kaçani për paraqitjen e tyre në Festivalin e 54-t të RTSH.
  • Mbështetje financiarepër z.Ilir Keko për dokumentarin “Koha e Pelikules”.
  • Mbështetje financiare për Koncertin Simfonik te RTSH.
  • Mbështetje financiarepër z. Adi Shehu, znj. Rezarta Cami, z.Myrteza Hoxha, zj. Rovena Dilo, z.Alfred Tahiraj, z.Kozma Dushi.
  • Mbështetje financiarepër transmetimin e filmit “Tuneli” me regjizor z.Ilir Harxhi.
  • Mbështetje financiarepër transmetimin e filmit ndërkombëtar.
  • Nën kujdesin personal të Presidentit të kompanive EUROSIG sh.a dhe INSIG sh.a, z.Kadri Morinaj, u zhvillua koncerti i kantautorit Kozma Dushi, i titulluar “Nostalgjia”.
  • Eurosig Sh.a mbështet edicionin e 55-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë 2017, i cili zhvillohet në qendër të qytetit të Shkodrës.
  • PRILL 2018 / EUROSIG dhe INSIG mbështesin edicionin e VII të Festivalit Ndërkombëtar “Different Trains”, që u zhvillua në Tiranë me artistë shqiptarë dhe ndërkombëtare, në data 30 prill-7 maj 2018.
  • MAJ 2018 / Koncertit recital të këngëtarit të njohur Bujar Qamili, iu bashkua grupi EUROSIG. Dy kompanitë e sigurimeve të këtij grupi, EUROSIG dhe INSIG, ishin mbështetësit kryesor të koncertit që u mbajt më 20 Maj në Pallatin e Kongreseve. 
Botimet
  • Dhjetëra sponsorizime për botime të autorëve të njohur në fushat e historisë, albanologjisë, kulturës, artit;
  • Mbështetje finaciare të autorëve të rinj për botimin e librave artistikë dhe studimorë;
  • EUROSIG mbështet Institutin e Librit dhe të Promocionit, në Tiranë. Bashkëpunim midis palëve për organizimin e veprimtarive tëKolonisë sëPiktorëve tëPeizazhit nga Shqipëria dhe Kosova, në Kukës, Prizren dhe rrethinat e tyre.
  • EUROSIG mbështet botimin e librit"Histori Diplomatike dhe Kujtime për Gjermaninë” tëdilpomatit të karrierës Bashkim Zeneli.
  • Mbështetje financiare për botimin e librit “Aforizma” të Dritero Agollit.
  • Mbështetje financiare për botimin e librit “Revolucioni Kuq e Zi”, iXhani de Biazi.
  • Mbështetjefinanciare për M&B Botime dhe studio grafike.
  • Mbështetje për botimin e librit “Ndritja dhe Rënia e Shtetit Islamik” të Kolonel Dritan Demiraj, i honorifikuar me  titullin “Nderi i Kombit”.
  • PRILL 2018 / Me rastin e 138-vjetorit të lindjes së figurës poliedrike të Mid’hat Frashërit, Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, prezantoi vëllimin e dytë me vepra të përzgjedhura. Për botimin e këtij libri me vepra të Mid’hat Frashërit, ka kontribuar edhe kompania e sigurimeve EUROSIG, e cila njihet si mbështetëse e figurave të shquara të kombit shqiptar, letërsisë, artit dhe sportit.
Vlerat Kombëtare

Në traditën e krijuar tashmë, EUROSIG, krahas modernizimit të punës në shërbim të qytetarit, vjen edhe si promotore e zhvillimit dhe e promovimit të kulturës dhe artit shqiptar në botë duke kryer një sërë veprimtarish turistiko-kulturore me moton: “Të njohim atdheun dhe botën”.

  • Z. Kadri Morinaj ka ideuar dhe mundësuar realizimin e një shtatoreje për Nënë Terezën, e cila prej gushtit të vitit 2016 qëndron në Rio De Janeiro përballë statujës së famshme të Krishtit.
  • Z. Kadri Morinaj ka mundësuar realizimin dhe vendosjen e bustit të Ismail Qemalit në në Bukuresht, pikërisht aty ku nisi historia e Pavarësisë së Shqipërisë.
  • Mbështetje financiare për riprodhimin e monumentit të Nënë Terezës.
  • Mbështetje financiarepër z.Hektor Dule për krijimin e bustit të Eqerem Çabejt.
  • Mbështetje financiarepër ceremonitë e DasmësMbretërore.
  • EUROSIG mbështeti financiarisht Auto Moto Show-Tirana në edicionin e tij të dytë, në Tirana Expo Centre.
  • EUROSIG dhe z. Kadri Morinaj mbështetin promovimin e vlerave dhe traditave shqiptare edhe në festën tradicionale të Bytyçit, festën e "Plisit të Bardhë".
  • Presidenti i Eurosig, z. Kadri Morinaj, mbështet veprimtaritë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, në Tiranë.
  • EUROSIG duke qënë gjithmonë faktorë në rritjen ekonomike të vendit, rrjedhimisht u bënë faktorë edhe me mbështetjen që i dhanë Konferencës së Tretë për Financën: Prioritetet e Ekonomisë Shqiptare në Kuadër të Integrimit Rajonal dhe Global.
  • MAJ 2018 / Nexhmie Pagarusha feston 85-vjetorin në Tiranë, me mbështetjen e EUROSIG dhe INSIG, në një mbrëmje gala të Akademinë e Arteve dhe më pas në një darkë të shtruar në nder të saj në Restorant Piazza.
Sporti
  • Mbështetje financiare për aktivitetet e Aeronautikës Shqiptare.
  • EUROSIG mbështeti financiarisht evenimentin “Albania Open”.Ky eveniment shërbeu edhe si një promovim i vlerave turistike të vendit tonë.
  • EUROSIG–Kosovambështeti financiarisht aktivitetet e ekipit të basketbollit “KB Peja”, i cili në Kosovë ka qenë nënkampion dhe është paraqitur me shumë sukses edhe në arenën ndërkombëtare.
  • Mbështetje financiare në favor të futbollistit z.Ermir Grezda.
  • Mbështetje financiarepër Klubin e futbollit “Partizani” dhe dokumentarin e realizuar për ecurinë e klubit që nga krijimi i tij.
  • Mbështetje financiarepër projektin çiklistik 74-th Tour of Albania.
  • Kampionati i 9-të Botëror i fluturimeve të lira i organizuar në Vlorë! EUROSIG dhe INSIG ishin partnerë të Aeronautikës Shqiptare për mundësimin dhe mbarëvajtjen e këtij kompeticioni, i cili mbahej për herë të parë në Shqipëri!
  • Familja EUROSIG sh.a & INSIG sh.a edhe gjatë 2017 u kujdes që Turi i Shqipërisë me 150 ciklistë nga e gjithë Europa, të kishte një “Start”dhe një “Finish” sa më dinjitoz. U qëndruam pranë çiklistëve gjatë 5 etapave të turit.
  • EUROSIG dhe z. Kadri Morinaj sponsor gjeneral i emisionit Ora Skaner të gazetarit Gerti Çarçani, në RTV Ora News.
  • MAJ 2018 / EUROSIG dhe INSIG mbështesin Kompeticionin Ndërkombëtar të Fluturimit, Albanian Open, në edicionin e 19-ë të tij, që u mbajt në Vlorë, në data 10 deri 13 maj 2018.
Arsimi dhe Karriera

DIPLOMIMI KLAUD MORINAJ

Pinjolli i familjes Morinaj, Klaud Morinaj, diplomohet në një ndër universitet më të mira të Londrës, "City University"...more

BASHKËPUNIMI ME UNIVERSITETINE TIRANËS

Në kuadër të vlerësimeve dhe mbështetjeve reciproke,në vitin 2014, EUROSIG ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimit me Universitetin e Tiranës. Qëllimi i këtij memorandumi është vendosja e raporteve të bashkëpunimit midis EUROSIG dhe Universitetit të Tiranës, në organizimin e punimeve studimore për sektorët që përfaqësohen nga këto organizata.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, për të katërtin vit radhazi, EUROSIGakordon tre bursa studimi për studentët më të mirë në Studime Master, sikundër mundëson edhe 20 studentë që të kryejnë praktikën mësimore pranë EUROSIG.

  • Mbështetje për edukimin dhe punësimin e brezit të ri;
  • EUROSIG sh.a ka marrë pjesë në Panairin e Karrierës 2017, i cili u zhvillua në University of New York in Tirana;në Panairin e Punës & Karrierës në Universitetin Europian të Tiranës; në Panairin e Katërt të Karrierës, të organizuar në Universitetin Epoka; në panairin "Dita e Karrierës 2017" në ambientet e Fakulteti Ekonomik Tiranë.Qëllimi i pjesëmarrjes tonë ishte prezantimi i studentëve me produket dhe shërbimet, njëkohësisht njohja e kompanisë me aftësitë dhe kapacitetet që ofrojnë studentët në tregun e sigurimeve.
  • MARS 2018 / EUROSIG Group dhuron dy bursa masteri për studentët ekselentë të Inxhinierisë Matematike. Në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës, u zhvillua ceremonia e diplomimit të nivelit Bachelor dhe Master për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Matematike. Z.Kadri Morinaj, i cili prej disa vitesh bashkëpunon me Universitetin Politeknik dhe me Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Gjatë fjalës përshëndetëse prezantoi dy bursa të akorduara nga Grupi EUROSIG për dy prej studentëve të ekselencës në këtë fakultet, për ndjekjen e Masterit Shkencor ose Profesional.

  • MAJ 2018 / EUROSIG Group bëhet pjesë e Panairit të Karrierës në Universitetin “Epoka” në maj 2018, ku dhjetëra studentëve përveç njohjes së tyre me produktet e shërbimet e kompanive EUROSIG dhe  INSIG, u jepet mundësia e aplikimit për punë dhe zhvillimit të internship-eve.