Dëmet

Dëmet

Mbulimi i përgjegjësisë së dëmit nga pasuria ndihmon për të paguar dëmin e shkaktuar nga një automjet tjetër ose dëme të ndryshme të shkaktuara ndaj pronës.

Nëse shkaktoni një aksident të tillë, mbulimi i përgjegjësisë për dëmtimin e pronës do të ndihmojë në mbulimin e dëmeve për të cilat jeni përgjegjës.
Nëse jeni të siguruar tek EUROSIG dhe keni pësuar një dëm, ju lutem plotësoni deklaratën e dëmit sipas kategorisë dhe dorëzojeni pranë Drejtorisë të Dëmeve.

Mund të kontaktoni në: 0800 2004

Formularët e plotësuar sipas dëmit mund t'i dërgoni në emailin: [email protected]

Çdo personi të cilit i është shkaktuar një dëm nga përdorimi i mjetit të transportit  brenda territorit të Republikës së Shqipërisë ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim për humbjet apo dëmtimet e pësuara te siguruesi  përgjegjës (shoqëria e sigurimit) ku është siguruar me policen TPL,  mjetit i transportit shkaktar i aksidentit.

Sipas Ligjit nr. 32/2021 për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit, pala e dëmtuar ka të drejtën të paraqesë kërkesën për dëmshpërblim tek:

  1. Siguruesi përgjegjes i pronarit të mjetit të transportit, me të cilin është shkaktuar aksidenti (siguruesi i shkaktarit të aksidentit);
  2. Siguruesi i drejtpërdrejtë (siguruesi i mjetit përfitues nga aksidenti), në rast aksidenti të dy mjeteve motorike të identifikuara dhe të siguruara me kontratë sigurimi të detyrueshëm për përgjegjësinë ndaj palëve të treta (TPL), në rast se midis shoqërive të sigurimit është lidhur një marrëveshje;
  3. Byroja Shqiptare e Sigurimit (BSHS), në rast se mjeti i transportit shkaktar i aksidentit, është i pasiguruar apo i paidentifikuar.   

Paraqitja e kërkesës për dëmshpërblim mund të bëhet brenda një periudhe prej dy viteve nga data e ndodhjes së aksidentit, me perjashtim të sigurimit të detyrueshëm të përgjegjesisë së pronarëve të avionëve për demë të shkaktuara ndaj palëve të treta. 

Dokumentet që kërkohen :

A. Për dëme materiale:

a. Njoftimi/kërkesa e palës së dëmtuar për dëmshpërblim.

Pala e dëmtuar duhet të plotësojë të gjitha hapësirat e njoftim kërkesës për dëmshpërblim, sipas formatit (Formulari nr. 1), gjithashtu të shpjegojë me hollësi rrethanat e ngjarjes.

b. Procesverbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore për ngjarjen.

Procesverbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore konsiderohet i rregullt kur ai është lëshuar në përputhje me dispozitat e Kodit Rrugor.

c. Vendimi përfundimtar i Prokurorisë për ngjarjen, kur në aksident rezultojnë vdekje dhe/ose plagosje .

d. Vendimi i formës së prerë i gjykatës (për përgjegjësitë në aksident, kur rasti është gjykuar nga gjykata   ose vendimi i prokurorisë kur çështja është pushuar.

e. Vendim mosfillimi i procedimit penal i prokurorisë, kur në legjislacionin përkatës nuk parashikohet fillimi i këtij procedimi, por që vërteton rastin e sigurimit, i shoqëruar nga dokumentacioni përkatës i Vendimit, siç mund të jenë ekspertiza autoteknike, skica e vendit të ngjarjes, tabela fotografike etj.

f. Dokumenti i pronësisë së mjetit ose objektit të dëmtuar si më poshtë:

- Fatura e blerjes së mjetit në dyqan, ose

- Libreza / Leja e Qarkullimit, ose

- Kontrata e shit-blerjes së mjetit, ose

- Certifikata e pronësisë,ose

- Kontrata e akt-dhurimit për mjetet motorike,

-  Kontrata e shit-blerjes, hipoteka, apo çdo dokument tjetër zyrtar - për objektet e tjera të dëmtuara.

g.  Leje drejtimi dhe ID te pronarit/përdoruesit te mjetit përfitues.

Ky dokumentacion pasi kontrollohet nga specialisti i pranimit i shoqërisë sigurimit , do të administrohet në praktikë i fotokopjuar duke u sigluar nga specialisti qe  pranon dokumentacionin. Dokumentet e mësipërme për mjete me targë regjistrimi të huaj duhet të jenë të përkthyera në gjuhën shqipe dhe të vërtetuar me origjinalin.

h.   Fotografi të mjetit shkaktar të dëmit.

Fotografia e mjetit shkaktar të dëmit duhet të paraqesë në mënyrë të qartë mjetin në tërësi me targën dhe pjesët e dëmtuara si rrjedhojë e ngjarjes.

B.  Për dëme  shëndetësore:

- Certifikata e pronësisë, ose

p. Certifikata familjare dhe Letër Njoftimi/Dokumenti i Identitetit (ID);

Certifikata familjare e personit të dëmtuar, në rastin e paaftësisë së përhershme (pjesore ose totale) dhe të përkohshme, duhet të jetë sipas formatit zyrtar, e firmosur dhe vulosur nga organi kompetent.

q. Vërtetimi i të ardhurave neto personale për tre vitet e fundit (duke filluar nga data e aksidentit), i detajuar për çdo muaj, lëshohet nga punëdhënësi dhe konfirmohet   nga organet e sigurimeve shoqërore ose tatim-taksa.

  • Për dëmet shëndetësore me pasojë vdekje, përveç atyre të parashikuara në shkronjat “a “deri shkronja “q”  si më sipër, kërkohen edhe dokumentet si më poshtë:
  1. Skeda e vdekjes,
  2. Çertifikata e vdekjes,
  3. Vendimi i Gjykatës për përcaktimin e trashëgimtarëve të të ndjerit.
  • Për dëmet shëndetësorë me paaftësi të përhershme, përveç atyre të parashikuara në shkronjat “a “deri shkronja “q”  si më sipër, kërkohen edhe dokumentet si më poshtë:
  1. Raporti i paaftësisë se përhershme për punë, i cili duhet të shprehë në përqindje masën e paaftësisë, duke u bazuar ne tabelën “Shkalla e humbjes së paaftësisë së përhershme në punë”.
  2. Radiologji/skaner/rezonancë manjetike/epikrizë anameze, fleteshtrimi dhe fletëdalje nga spitali dhe çdo dokument tjetër të lëshuar nga organi kompetent  që ndihmon në vlerësimin e dëmit.
  •  Për dëmet shëndetësore me paaftësi të përkohshme, përveç atyre të parashikuara në shkronjat “a “deri shkronja “q”  si më sipër, kërkohen  edhe Raporti i paaftësisë së përkohshme, i cili duhet të jetë sipas Modelarit Tip të lëshuar nga organi kompetent.
  • Shoqëria e sigurimit,  është e detyruar të trajtojë kërkesën për dëmshpërblim dhe të njoftojë për masën e dëmshpërblimit apo për refuzimin e kërkesës për dëmshpërblim:

       a. Për dëme jo pasurore, brenda 90 ditëve nga data e plotësimit të dokumentacionit që shoqëron kërkesën për dëmshpërblim;

       b.  Për dëme pasurore, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e plotësimit të dokumentacionit që shoqëron kërkesën për dëmshpërblim.

Raporto Dëmin

Shkarkoni një nga formularët më poshtë sipas dëmit që doni të raportoni, plotësojeni atë me detajet e sakta dhe dorëzojeni pranë Drejtorisë të Dëmeve.