HomeEurosig
Written by Super User Category: EUROSIG
Published Date Hits: 1623
Print

EUROSIG 

 

Eurosig sh.a. është themeluar si një Kompani Sigurimi të produkteve të Jo - Jetës në shtator të vitit 2004.

Në dhjetor të vitit 2005, kompania shet aksionet 100 % dhe në mars të vitit 2006 del në treg me emrin Eurosig sh.a., tërësisht me kapital vendas dhe aksionerë të rinj.

Veprimtaria e kompanisë rregullohet në bazë dhe në zbatim të ligjit   “Për Veprimtarinë e Sigurimeve, Risigurimit dhe Ndërmjetësimit në Sigurime dhe Risigurime” te ndryshuar dhe akteve të tjera normative të dala në zbatim të tij, si dhe mbikëqyret nga Autoriteti Mbikëqyrës Financiar (AMF). Gjithashtu udhëhiqet nga Statuti i Shoqërisë dhe Rregullorja për funksionimin e Shoqërisë.

Eurosig sh.a., si kompani e konsoliduar në tregun e sigurimeve, është e shtrirë në tërë territorin e Republikës së Shqipërisë me 17 degë dhe mbi 210 agjenci dhe pika shitjeje e përfaqësimi.

Zgjerimi i rrjetit të shitjes, pozicionimi në tregun e sigurimeve me një rritje të ndjeshme dhe relativisht të shpejtë, ka ardhur si rezultat i një pune të vazhdueshme dhe i një stafi të kualifikuar.

Eurosig sh.a. për katër vitet e fundit është klasifikuar si kompania me trendin më të lartë të rritjes në tregun e sigurimeve.

Për tremujorin e parë të vitit 2013 Eurosig shënoi ritmin e rritjes më të lartë ose 91,26%, nga 12,29 % rritje që ka tregu i Jo - Jetës në total.

Eurosig ka rentabilitet të shkëlqyer.

 

Rreth Nesh 

Eurosig ofron zgjidhje të përshtatshme të sigurimit që zhvillohen në një botë në ndryshim dhe për të siguruar një vend të sigurtë.

Njerëz dinamikë dhe kompetentë, profesionistë të vërtetë, janë në dispozicionin tuaj. Ata janë të vëmendshëm ndaj kërkesave tuaja, ata e dinë se çfarë është produkti më favorit për ju, ndaj do ofrojnë këshillat më të mira.

Me Eurosig Ju mund të siguroni makinën, banesën, orenditë, mbrojtjen e shëndetit, të punës, pronës, aktivitetit, profesionit etj. Dhe sot, në sajë të një strategjie të integruar të ofertave dhe një modeli unik e inovativ, ju mund të jeni në duar të sigurta.

Të jesh në duar të sigurta do të thotë: Besueshmëria dhe Siguria janë gurët e themelit të filozofisë së Eurosig.

 

Vizioni i Kompanisë

Grup kombëtar, me standarde europiane, që prodhon rezultate të shkëlqyera, në përputhje me kërkesat e palëve të interesuara.


Misioni i Shoqërisë  

 
Eurosig, gjithmonë me një profil të fortë,
duke ofruar shërbime sipas standardeve europiane, do të vazhdojë të konsolidojë pozicionin e tij në mesin e shoqërive në vend si dhe të garantojë një emër e reputacion tek partnerët rajonal, europian e më gjerë.

Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar identitetin tonë, si një grup krenar për rrugën tonë dhe pasurinë e krijuar.

Eurosig sh.a., si një kompani e konsoliduar në tregun e sigurimeve, me nje staf të kualifikuar dhe me përvojë të gjatë profesionale, do të vazhdojë të japë një garanci të plotë financiare ndaj çdo rreziku.

Krijimi i një imazhi solid në tregun e sigurimeve, mbi bazat e një biznesi të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt kërkesave të klientit.

Ne jemi të angazhuar që Eurosig të jetë sa më tërheqëse për njerëzit që bëjnë sigurime, nëpërmjet rritjes së cilësisë dhe garantimit të një shërbimi të shpejtë dhe profesional ndaj klientëve, duke ofruar çmime konkuruese në rrjetin e saj të shpërndarë në të gjithë vendin. Shërbimi ynë do të tejkalojë kërkesat e klientëve.

Nëpërmjet planifikimit strategjik, synojmë rritjen e qëndrueshme, struktura fleksible, rritjen e imazhit në publik duke ju gjendur pranë në situatat e vështira për rimbursimin maksimal të dëmeve që mund t’u shkaktohen.

Diversifikimi i portofolit të të ardhurave si rezultat i sigurimeve të të gjitha klasave.

Duke besuar në vlerën e të punësuarve tanë si një avantazh për të ndërtuar rrugët  tona konkuruese, do mbështetemi në angazhimin e çdo individi, të shpirtit të inovacionit dhe përsosmërisë së tyre.

Investimet në modernizimin e gjithë veprimtarisë së shoqërisë dhe informatizimin e sistemit sipas standardeve bashkëkohore.

Ne jemi të përkushtuar për të promovuar respektin e ndërsjellë dhe përgjegjësi shoqërore.

made with love from Joomla.it
You are here:   HomeEurosig

Adresa e selise qendrore

Adresa :   Rruga Papa Gjon Pali II, Vila
Nr.5, Tirane, ALBANIA
Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Mobile: +355 662070659
Telefon: +355 4 2238999
Telefon: +355 4 2238899
Fax: +355 4 2223841

HARTA

made with love from Joomla.it