Pozicioni i punës: Specialist i Marrjes në Sigurim

Pozicioni i punës: Specialist i Marrjes në Sigurim

Kompania e Sigurimeve  “EUROSIG” sha  kërkon të punësojë në Tiranë dy punonjës të cilët/cilat do të ushtrojë detyrën e Specialist i Marrjes në Sigurim, duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të ketë mbaruar Fakultetin Ekonomik, Inxhinieri ose të kësaj natyre;
  • Të ketë eksperiencë pune në këtë fushë;
  • Të ketë njohuri shumë të mira dhe përdorë shumë mirë paketën Office, si edhe të përdorë e kuptojë shpejt çdo software;
  • Të jetë dinamik/e, i/e komunikueshëm, përgjegjës dhe kërkues ndaj vendit të punës dhe detyrave e objektivave që i ngarkohen;
  • Të disponojë letër referenca nga punëdhënës apo pedagogë,  të cilat të përmbajnë qartë kontaktet mes tyre;
  • Të disponojë kualifikime e trajnime të ndryshme të certifikuara;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Detyrat:

  • Përgjegjës për zonën e Tiranës;
  • Përgjegjës për produktet vullnetare;
  • Të ndërtoje të ndjekë dhe të përmirësoje në mënyrë të vazhdueshme marrëdhëniet me klientët;
  • Prezanton në mënyrë profesionale produktet tek klientët;
  • Identifikon nevojat e klientëve;
  • Jep propozime për përmbushjen e kërkesave të klientit;
  • Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me të gjitha departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti;
  • Të zbatojë me përpikmëri detyrat e përcaktuar nga eprori.

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën elektronike:

E-mail: info@eurosig.al

Kandidatëve u ofrohen kushte shumë të mira pune dhe mundësi formimi profesional.

Afati i aplikimit deri më 26 Janar 2018